Parlament, interpelancë për Butrintin, Zhupa: Do ndërtoni resort, pse s'e jepni me koncesion dhe Ministrinë e Kulturës? Margariti: Nuk do ketë asnjë ndërtim

Parlament, interpelancë për Butrintin, Zhupa: Do ndërtoni resort, pse s'e jepni me koncesion dhe Ministrinë e Kulturës?  Margariti: Nuk do ketë asnjë ndërtim

Ministrja Elva Margariti dhe deputetja Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa ka zhvilluar një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti lidhur me projektin e Butrintit për administrimin nga një fondacion, ligj i miratuar në Kuvend para disa javësh. Zhupa tha se Ministria e Kulturës e dha me koncesion Butrintin duke argumentuar se deri më tani administrimi nuk kishte rezultuar efektiv për shkak të administratës së paaftë dhe të politizuar.

Në përgjigje të saj, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se aty nuk do të ketë asnjë ndërtim.

"Ata që shohin ëndrra me kulla e hotele nuk do ketë asnjë ndërtim të këtij lloji e do parashikohet ngritja e një qendre vizitorësh dinjitoze, që të mund të kemi një hyrje dinjitoze në një park kombëtar si ekziston në shumë vend të tjera të botës”, tha Margariti.

Ndërsa deputetja demokrate insiston se planin e menaxhimit të Butrintit po ata që morën fondacionin e Butrintit. 

Mes debateve të shumta mes opozitës dhe maxhorancës, para disa javësh kuvendi miratoi me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintin nga fondacioni shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti.

Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkatuar shumë debate në Kuvend. 

Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Richard Hodges. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:13
Deputetja Zhupa-Ministres së Kulturës: Keni zgjedhur moton e Vegasit për Butrintin! Nuk hapët konkurs pasi interesi është për paratë dhe biznesin

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa i thekson sërish ministres së Kulturës se hoqi parkun e Butrintit si zonë e mbrojtur dhe ngriti pyetjen përse nuk pati konkurs për privatin. Sipas saj, interesi nuk ështe te Butrinit, por biznesi që vjen nga Butrinti. 

“Iku ministrja e Turizmit se do i dilte emri dhe asaj sepse është Kumbarja e këtij ndërtimi. Kjo është filozofia që të ndani atë që nuk ndahet në dy pjesë. Këtë nuk e mohoni. Tregojani dhe Kumbaros. Si ka mundësi që planin e menaxhimit të Butrintit të njëjtët njerëz që morën fondacionin e Butrintit. Si ka mundësi që kjo ministria e Kulturës që të menaxhojë sitin që garanton 1 mln dollarë. Si ka mundësi që këta që marrin fondacionin, janë ata që bëjnë ligjin për trashëgiminë kulturore. 

Keni zgjedhur dhe moton e Vegasit. Çfarë ndodh në Butrint, mbetet në Butrint dhe nuk dihet se çfarë ndodh. Ti ke qenë personi që ke mbrojtur heqjen si zonë e mbrojtur të parkut të Butrintit. Mungesa totale e transparencës e ka shoqëruar këtë koncesion që nga dita e parë e deri më sot. Asgjë nuk është bërë në zbatim të ligjit. Si ka mundësi që planin e menaxhimit e bëjnë të njëjtit njerëz që morën fondacionin? A ka konflikt interesi këtu? A ka njeri që e mohon këtë konflikt interesi dhe e cilëson si çështje normale? A ka njeri që mendon që nëse do ia jepnim një privati, të hapnim një konkurs se mbase do kishte fondacione shumë më prestigjoze? Por jo, sepse gjithçka është e paracaktuar me lidhje klienteliste sepse interesi nuk është Butrinti, por paratë dhe biznesi që vjen nga Butrinti”, tha Zhupa.

Ora 10:58
Ministrja e Kulturës i përgjigjet Zhupës: Do të ndezësh llambushka të një publiciteti shterpë me kauza të munguara! Ata që shohin ëndrra me kulla, nuk do të ketë ndërtime të këtij lloji

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur deputetes së PD Ina Zhupa, e cila e ka thirrur në interpelancë për çështjen e Butrintit duke i thënë se “është ndezur llampushka e një publiciteti shterpë”. Më pas jep sërish detaje se çfarë do të ketë projekti i Butrintit duke nisur nga marrëveshja deri te paratë që do të investohen.

“Në respekt të kërkesës për interpelancë ndonëse jo mbi pyetje konkrete, do vazhdojmë të sqarojmë ata të cilët ndoshta kanë ende hapësira për sqarime, por mendoj se është për të ndezur llambushka të një publiciteti shterpë dhe me kauza të munguara. E keni dëgjuar disa herë dhe duhet ta ripërsëris që Butrinti do të vijojë të jetë pronë e shtetit dhe nuk i jepet asnjë privati. DSo të administrohet nga një fondacion shqiptar, do të jetë bashkëpunim me fondacionin shqiptaro-amerikan për zhvillim, punët e të cilit i kemi dëgjuar tashmë që nga pazari i Gjirokastrës, i Tiranës, i Krujës etj.

Ky fondacion do të monitorohet nga Ministria e Kulturës si përfaqësues i palës shtet për të kontrolluar të gjithë aktivitetin e fondacioni, ashtu siç do të auditohet në një nga big4. Marrëveshja e administrimit nuk parashikon asnjë tjetërsim apo kalim prone. Në krye të fondacionit është bordi me 5 anëtarë, 2 nga Ministria e Kulturës, 2 nga partneri strategjik dhe një arkeolog i famshëm, Richard Horges.

Shteti shqiptar nëpërmjet MK është drejtues i bordit. Kjo është një nga kërkesat primare që kemi pasur në që fillim të hartimit të planit. Fondacioni funksionon sipas ligjit të OJF-ve shqiptarë, pra është jofitimprurës duke hedhur poshtë çdo akuzë, alibi apo pikëpyetje ngritur me të ardhurat e Butrintit. Çdo qindarkë do të mbetet në Butrint. Investimet që parashikohen në total 7.5 milionë dollarësh, ku 5 milionë janë dhënë në formën e marrëveshjes së grantit nga partneri strategjik dhe 2 milionë të tjera janë të garantuara nga arka e parkut të Butrintit, të mbledhura në periudhë 10-vjecare. Parashikojmë të kemi 110 punonjës në Butrint dhe shteti nuk do të shpenzojë para për pagat e punonjësve. Ata që shohin ëndrra me kulla e hotele nuk do ketë asnjë ndërtim të këtij lloji e do parashikohet ngritja e një qendre vizitorësh dinjitoze, që të mund të kemi një hyrje dinjitoze në një park kombëtar si ekziston në shumë vend të tjera të botës”, tha Margariti.

Ora 10:48
Projekti për Butrintin/ Zhupa: U dha me konsesion se administrata ishte e paaftë dhe e politizuar! Pse s'jepet dhe Ministria e Kulturës?

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka zhvilluar një interpelancë me ministren e Kulturës, Elva Margariti lidhur me projektin e Butrinit.

"Si ka mundësi që shteti jonë heq dorë nga mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe këto ia dorëzon një privati, si ka mundësi që ministria e kulturës del dhe thotë se administrimi ka dështuar për shkak të politizimit dhe paaftësisë së administratës, këto janë argumentet e Ministrisë së Kulturës dhe qeverisë. pse nuk ndryshojnë procedurat në lidhje me administrimit duke vendosur profesionist të administratës, me arkeolog, ekspertë, nëse kriteret janë këto, atëherë institucioni i parë është vetë ministria e Kulturës sepse i plotëson 2 standardet, le të votojmë që të japim me koncesion Ministrisë le ta administrojë Fondi Shqiptaro amerikan apo ndonjë fond tjetër. Fondacioni ka 4 individ privat dhe vetëm ministren e Kulturës dhe pse aty del me emër si Elva Margariti. Cili duhet të jetë raporti që duhet të ketë administrimit si vlerë kulturore dhe si mjet biznesi", tha Zhupa.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille