Me 334 vota kundër, parlamenti britanik ka votuar sot kundër mbajtjes së një referendumi të ri për Brexit-it.
Parlamenti po mban një sërë votimesh nëse do të shtyjë largimin nga blloku që është planifikuar për në 29 mars.
Procesi ka hyrë në një periudhë paqartësie pasi parlamenti britanik rrëzoi dy marrëveshje që parashikonin modalitetet e daljes së vendit nga BE.
Bashkimi Evropian tha se Britania i ka dy rrugë: të largohet me ose pa marrëveshje dhe shtoi se blloku është i gatshëm për të dyja.
Ligjvënësit britanikë e kanë refuzuar planin e Mayt për Brexit kryesisht për shkak të një barriere fizike në ishullin e Irlandës.
Me këtë barrierë do të garantohej se nuk do të ketë kufi të fortë midis Republikës së Irlandës, e cila është anëtare e BE-së, dhe Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, edhe nëse nuk ka marrëveshje për tregtinë dhe sigurinë.
Ndërkaq Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mirëpret një marrëveshje të gjerë tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa marrëveshje do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në BE.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3276
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Brexit i ka kushtuar Britanisë më shumë se 140 miliardë paund
11 Janar, 12:54
-
Tre vjet Brexit, probleme dhe shqetësime të reja
27 Dhjetor 2023, 11:20
-
Tarifat e Brexit për automjetet elektrike: pezullim nga BE?
6 Dhjetor 2023, 19:56
-
Mbretëria e Bashkuar dhe BE arrijnë një marrëveshje të re tregtare pas Brexit! Si zgjidhen përplasjet për Protokollin e Irlandës së Veriut
27 Shkurt 2023, 18:57
-
Brexit/ Marrëveshja kyçe me Irlandën e Veriut, Von der Leyen nesër takim ballë për ballë me Sunak
26 Shkurt 2023, 22:06
-
Si ka ndikuar Brexiti në turizmin britanik
4 Shkurt 2023, 08:43
-
4000 mjekë më pak në Britani pas shkëputjes nga BE, Anglia ka mungesa
28 Nëntor 2022, 12:55
-
The Times: Fundi i një romance politike mes Britanisë dhe Shqipërisë?
13 Nëntor 2022, 20:13
-
Brexiti përkeqëson mungesën e personelit në Britaninë e Madhe
15 Gusht 2022, 22:18
-
Vijojnë tensionet mes dy superfuqive për peshkimin! Britania zhgënjehet nga masat strikte të Francës
28 Tetor 2021, 04:18
-
Realiteti i vështirë i Brexit po godet Britaninë, Boris Johnson mendon se tashmë nuk mund të jetë më vetëm ‘partia e biznesit’
27 Tetor 2021, 16:06
-
Pas Brexit, qytetarët evropianë kanë 28 ditë afat për të aplikuar për qëndrim në Britani
23 Qershor 2021, 11:48