Ligjvnësit britanikë kanë refuzuar për të tretën herë marrëveshjen e daljes nga BE, për të cilën kryeministrja May kishte negociuar me BE.
Kryeministrja May e pranoi disfatën e marrëveshjes dhe tha se të hënën do të vazhdojnë debatet për alternativën për marrëveshjen e Brexitit. Lideri laburist, Jeremy Corbyn i kërkoi asaj të japë menjëherë dorëheqjen, duke krijuar mundësi që Britania e Madhe të mbajë zgjedhje të reja.
Edhe folës të tjerë në parlamentin britanik kërkuan zgjedhje të reja. Deputetë laburistë e akuzuan May-n se e rivuri në votë marrëveshjen e saj të dështuar, për t'u shërbyer karrierave të konservatorëve të partisë së saj.
Ligjvënësit e kanë refuzuar këtë marrëveshje në muajin janar, për shkak të një barriere fizike në ishullin e Irlandës.
Ndërsa në 12 Mars, marrveshja u refuzua ku 391 deputetë votuan kundër ndërsa 242 ishin pro.