Parlamenti finlandez ka votuar sot kundër dhënies së një kredie tjetër shpëtuese për Greqinë, gjë që e lë Greqinë në një gjendje të pashpresë.
Transmetuesi publik finlandez “Yle” ka bërë të ditur se partia e dytë më e madhe në Finlandë, e cila i përket radhës së euroskeptikëve, është pro daljes së Greqisë nga Eurozona. Kjo parti ka kërcënuar se nëse qeveria finlandeze e përkrah kreditimin e ri të Greqisë, do ta rrëzojnë atë.
Po ashtu, lideri i Partisë Finlandeze, i cili po ashtu është edhe ministër i jashtëm i Finlandës ka thënë se e përkrah “Grexit’in”, duke shtuar se dalja e Greqisë nga Euro do të jetë në favor të saj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com