Parlamenti grek dështoi sot në zgjedhjen e presidentit të ri të republikës. Ai nuk arriti dot të siguronte, sipas parashikimeve, 200 vota nga 300 të mundshme për emrin e kandidatit të vetëm presidencial të propozuar nga qeveria që ishte Stavros Dimas.
Pavarësisht se votimi vazhdon, më shumë se 100 deputetë refuzuan të votojnë Dimasin, ish-komisioner i Bashkimit Evropian për Drejtësinë. Dy votimet e tjera do të zhvillohen më 23 dhe 29 dhjetor dhe në rast dështimi Greqisë i duhet të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, ku e majta radikale, SYRIZA është në avantazh në të gjitha sondazhet.
Samaras: Vota për presidentin është votë për shmangien e një aventure politike
Një deklaratë e zyrës së shtypit të kryeministrit thotë se në votimin për zgjedhjen e presidentit të republikës vota pozitive e deputetëve “sigurisht nuk merret si votë në favor të qeverisë, por si një vendim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe respekt të vetë institucionit të presidentit të republikës, si dhe për shmangien e një aventure politike që do të mund të ishte fatale për rrugën europiane të vendit”.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com