Parlamenti grek pritet të votojë njohjen e shtetit të Palestinës. Gjatë vizitës së presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz në Athinë, autoritetet greke deklaruan se në dokumentet zyrtare në Greqi do të përdoret emri “Palestinë”.Kreu i parlamentit do të lexojë të martën një rezolutë përmes të cilës i kërkohet qeverisë të njohë shtetin e Palestinës, sot Autoriteteti Palestinez.