GREQI - Parlamenti grek ka ratifikuar me shumicë votash marrëveshjen për projektin TAP që ishte nënshkruar më 13 shkurt në Athinë, nga Greqia, Shqipëria dhe Italia.

Ka qenë një nga senacat më të qeta parlamentare të muajve të fundit, ku madje edhe partia më e madhe opozitare - SYRIZA, nuk ka votuar “kundër”, siç është praktika e saj konstante, por ka abstenuar, ashtu siç ka bërë edhe partia neonaziste e Agimit të Artë.

Gjithsesi, pjesa më e madhe e deputetëve të pranishëm kanë pranuar se realizimi i projektit TAP, nëse përfundimisht shpallet ky projekt fitues, do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për vendin.

Sipas qeverisë greke, projekti TAP është “një nga investimet më të rëndësishme që po bëhen në Greqi dhe që do të ketë impakt pozitiv edhe në tregjet e huaja në këtë moment kritik për ekonominë greke”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)