Ushtrisë hungareze i është dhënë e drejta që të përdorë armët ndaj refugjatëve. Parlamenti i Hungarisë miratoi sot ligjin e ri i cili i jep të drejtë ushtrisë që të përdorë plumba gome, gaz lotsjellës dhe armë të tjera për të kontrolluar turmat e refugjatëve.
 
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kërkon një takim intensiv diplomatik me kryeministrat e vendeve të BE-së pasi refugjatët sipas tij po kërcënojnë kufijtë e Bashkimit Europian.
 
"Kufijtë janë nën kërcënimin e refugjatëve. Hungaria është nën kërcënim dhe kështu janë të gjitha vendet e Evropës" – u shpreh kryeministri Orban.
 
Sipas BBC ministrant e Jashtëm të Polonisë, Hungarisë, Repoblikës Çeke dhe Sllovakisë kanë kundërshtuar ndihmesat financiare të detyrueshme ndaj refugjatëve të cilët kanë pushtuar vendet e BE-së.
 
Gjermania dhe Franca kanë kërkuar zyrtarisht që emigrantët të shpërndahen në mënyrë të barabartë në gjithë vendet anëtare të BE-së.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)