Parlamenti i ri mban seancën e
parë të hënën në orën 18:00

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën më 9 shtator për hapjen zyrtare të punimeve të legjislaturës së VIII-të parlamentare. Seanca e parë do të zhvillohet në orën 18:00.
 
Zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë ka njoftuar deputet e zgjedhur për zhvillimin e punimeve të seancës së parë të parlamentit të ri. Sipas njoftimit zyrtar, zyra e shtypit bën të ditur se “Bazuar në Dekretin e Presidentit të Republikës nr.8288, date 7 gusht 2013 “Për mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, njoftohen deputetët e zgjedhur sipas vendimit nr.759, datë 06.08.2013 të KQZ- së, se Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18.00, në Legjislaturën e tij të VIII-të”.
                       
Kështu, 9 shtatori do të shënojë konstituimin e trupës së re parlamentare prej 140 deputetësh, të zgjedhur nga vota e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, procedohen penalisht 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës

Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, procedohen penalisht 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës