Parlamenti i ri slloven, dalë nga zgjedhjet legjislative të parakohshme më 13 korrik, zhvilloi sot seancën e parë, me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit, Janez Jansa, i cili vuan aktualisht një dënim me burg për korrupsion.

"Pas pesë viteve krizë dhe pavarësisht mosmarrëveshjeve tona, besoj se ne dimë për gjithçka që duhet të realizojmë", theksoi presidenti slloven, Borut Pahor duke bërë thirrje për një punë parlamentare më konstruktive dhe për miratimin e masave strategjike për modernizimin e Shtetit. Ai ka tashmë 30 ditë për të emëruar një kryeministër, që duhet të marrë mbështetjen e Parlamentit për të formuar një qeveri. Sipas të gjitha parashikimeve, juristi i rizgjedhur, Miro Cerar, fitues i zgjedhjeve të 13 korrikut, do të emërohet nga Pahor.

Zhytur në një krizë ekonomike dhe financiare të rëndë, Sllovenia ka shmangur një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare. Qeveria e qendrës së majtë e kryeministres, Alenka Bratusek ka rikapitalizuar bankat kryesore publike që ishin në prag të falimentimit si pasojë e kredive të këqija./ATSH/