TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë hapin e radhës pas anulimit të datës së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Ditën e sotme, pas deklaratës se parlamenti aktual është ilegjitim, ai i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon informacion mbi numrin aktual të deputetëve. Report Tv ka siguruar letrën e plotë, që kreu i shtetit i ka dërguar KQZ-së.
Parlamentit aktualisht i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante. “Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi? Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt si dhe listën emërore të deputetëve në shkallë vendi” shkruan Presidenti në letrën ku i kërkon informacion KQZ-së.
Ilir Meta është zgjedhur President legjislaturën e shkuar të Parlamentit, para dy viteve, ndërsa sot u shpreh se Kuvendi aktual nuk është legjitim. Por a është kjo një shenjë se kreu i shtetit do të shpërndajë parlamentin?
“Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë” ishte deklarata e Metës.
Më herët opozita i ka kërkuar kreut të shtetit që të shpërndajë parlamentin me argumentin se është ilegjitim, pasi nuk ka 140 deputetë, tashmë mbetet për t'u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit. Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri.
Letra që Presidenti i ka dërguar KQZ-së
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aplikimet në KQZ/ 120 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! Refuzohen 27 mijë
5 Shkurt, 14:39
-
Zgjedhjet/ Ambasada gjermane për Report Tv: Moment historik, duhet integritet! Të mos keqpërdoren burimet publike
5 Shkurt, 13:37
-
Rama-shqiptarëve në Amerikë: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj, afati skadon në 4 mars
5 Shkurt, 09:12
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Meta në listat e deputetëve të Tiranës, Blushi 1 orë takim në PD për koalicionin parazgjedhor dhe protestën e 8 shkurtit
4 Shkurt, 12:32
-
Vota e diasporës/ Celibashi: Nëse ndryshimet e Kodit Zgjedhor bëhen pas fundit të marsit s'kanë dobi! Sistemi nuk mundëson votimin me kartë të huaj
4 Shkurt, 11:58
-
Skënder Minxhozi: Një çerek milion vota që kanë futur në ankth Tiranën politike
4 Shkurt, 11:11
-
'Në listën e sigurt ta zuri vendin Meta', Dash Sula i përgjigjet gazetarit: Po fitoi Rama do iki nga Shqipëria
3 Shkurt, 18:00
-
Zgjedhjet/ 135 mijë aplikime nga emigrantët, regjistrohen 82 mijë! 48 mijë të tjerë refuzohen
3 Shkurt, 16:01
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe KQZ apel Partive: Kujdes me përpunimin e të dhënave të votuesve, jo propagandë pa leje
3 Shkurt, 11:24
-
Spahiu: Rama t'i thotë rinisë pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Gjermani! Ai po bën fushatë për dy mandate, synon 93 deputetë
2 Shkurt, 18:04
-
Taulant Balla takim me diasporën shqiptare në Kozani të Greqisë: Regjistrohuni në KQZ për votën e 11 Majit
2 Shkurt, 17:41
-
SPAK s’duhet të hetojë blerjen e popullit, por shitjen e opozitës në zgjedhje
2 Shkurt, 13:46
Kush ja thot se ka kopetenca te tilla Presidenti.Kush ja ka kerkuar te di sa deputet ka ne Parlament? ne cilen Kushtetute shkruhet kjo?Ne ate te Kores se Veriut?Amerika dhe BE e njofin si legjitim parlamentin.Nga mesi i Korrikut do pyesim a e kalon dot oqeanin Presidenti yne ?
PërgjigjuMendja e Presidentit eshte larguar ne drejtim te paditur. Ne ndjekje i eshte vene Kushtetuta, po mazalla se ka rene ne gjurmet e saj.
PërgjigjuNuk e ka kompetencen per shperndarjen e parlamentit per rastin ku ndodhet parlamenti yne aktualisht. Parlamenti shperndahet per raste te tjera qe nuk kane lidhje me situaten aktuale. Keshtu qe mendoj se eshte spekulim i paster.
Përgjigjuperderisa presidenti ka hyre ne loje per te mos lejuar qeverine te vazhdoje perpara atehere llogjikisht i bie qe....nqs qeveria eshte ilegjitime dhe ai qe eshte produkt i kesaj qeverie eshte ilegjitim .mirepo kur thot amerikani qe qeveria eshte legjitime dhe presidenti del kunder si i behet ?ndiqet rruga ligjore ..atehere cdo institucion te zbatoje ligjin dhe afatet ligjore.dhe per fat te presidentit te gjitha institucionet kane procedurat e tyre.kerkesa e presidentit do marre koooohe te shyqyrtohet se kane perparesi zgjedhjet!!deri atehere meta bjeri se i bie mire
PërgjigjuHajt hajt se ne burg w kenu vendin ti Sali Krimineli Nonika. Me vjen keq qe nyk egziston me burgu i Spacit se atje e meritonit te ishit
PërgjigjuPavaresisht bndjeve personale mbetet interesante pergjigja e KQZ. Fatkeqsisht nga mungesa e GJK nuk do percaktohet nese Parlamenti eshte legjitim apo jo duke u nisur nga numri. Deputeteve.
Përgjigjuparlamenti ben mire sa me shpejt te ndryshoje ligjin.dhe presidenti te zgjidhet me referendum direkt nga populli.dhe ta beje sa me shpejt se ky tipi me bllok ne dore do qe me cdo kusht ti shpetoje drejtesise!!!edhe me vellavrasje po qe mundesia.po e tregon ne menyre indirekte ose hapur tani duke u fshehur mbas kushtetutes demek qe nuk deshiron qe kjo qeveri te vazhdoje ngritjen e drejtesise!!!!i thone miliarda or shqipetare zgjohuni!!!
PërgjigjuShperndarja e parlamentit se ja kerkon Mona eshte grusht shteti.Parlamenti shpendahet kur nuk ka nue maxhorance qeverisese dhe jo se Mona nuknja jep Lilos po nuk shperndau parlamentin.Nese ndodh dicka e till duhet arrestuar menjeher per grusht shteti ky plerr president
PërgjigjuKapeni prej zhelesh kete fare hajduti qe e perdhosi Shqiperine e mjere dhe ben si shenjt tani plehra fyture shtrembt do dhe namin e mire tani pthuu
PërgjigjuParlamenti eshte legitimi sepse eshte votuar nga shumica e shqiptareve presidenti ben mire te dorehiqet dhe mos te presi derisa ta shkarkojne Populli kerkon qe per shkelje te rende te kushtetutes te arrestohet po keshtu te arrestohen te gjithe ata qe shkelin ligjet ata qe cenojne sigurine kombetare sidomos organizatoret e protestave
PërgjigjuPresidenti ka lajthitur. Nga frika e Reformes ne Drejtesi qe i ka prere bileten e burgut. Duhet te pergatitemi sepse gjithecka pritet nga njeriu i deshperuar prej frikes se burgut.
PërgjigjuKy far presidenti është duke trokit në dyert e burgut
PërgjigjuCopash! Keq e me keq ky vend! Kto fytra kane 30 vjet! Ja mbulojne njeri tjetrit!!! Mbani shqiptare se e meritoni!
PërgjigjuKujdes grusht shteti do ndodh nga ky
PërgjigjuPo ne rast, se ne nje zone zgjedhore per shterim te numrit te kandidateve per deputet mbaron, edhe kuvendi shqiperis ngelet me 139 deputet. Cfar behet ne ate raste? Shperdahet prap parlamenti? Se ne rast te tille cdo parti mund te terheqi ne nje zone depuetet edhe bene qe te shperdahet parlamenti sepse mungon vetem nje deputet. Faleminderit
PërgjigjuNe ate rast shpallen zgjedhje Vetem per ate zone apo zona ku nuk ka perfaqesues ne parlament.
Kesaj pyetje i pergjigjet vetem Gj. K. Per mendimin tim, parlamenti shperndahet vetem kur nuk ka mundesi ajo zone votuesish qe me ligj te ndarjes administrative i njihet e dreja per te zgjedhur perfaqesues te saj, te perfaqesohet pasi ka mbaruar lista. I ndodhi PS ne Lezhe, qe per shkak te dekriminalizimit perfundoi lista po ne ate rast ishte Kodheli te pakten si deputete e zones. Rasti tani eshte qe s'ka fare perfaqesues dhe zgjedhje te pjesshme nuk mund te behen. Gjithashtu nuk eshte nje zone, por jane shume te tilla
Metaaa thirri trurit , nese ke, se parlamenti sot u pastrua nga huluganet e imoralet. Fundja pse 140 deputete??? Kurre nuk u degjua zeri e mendimi i tyre, vetem ulerima, ofendime,
Përgjigju