Parlamenti londinez, polici spërkat me sprait zjarrfikës 20 vjeçarin që tentoi të vetdigjej

Parlamenti londinez, polici spërkat me sprait zjarrfikës 20 vjeçarin që tentoi të vetdigjej

Një person u ndalua sot nga policia britanike pasi spërkati trupin e tij me benzinë para parlamentit britanik duke tentuar të vetëdigjej.

Sipas dëshmitarëve djaloshi, 20 vjeçari, spërkati trupin me dy shishe, me qëllimin te dukshëm për t’u djegur në shenjë proteste, pasi hodhi brenda kangjellave të parlamentit britanik një tufë broshurash.

Në kohën që 20 vjeçari qendronte me çakmakun në dorë, në këmbët e tij dallohej një fletushkë më shënimin “Ne votuam largimin”.

Në oficer policie, tepër i guximshëm, që u ndodh në vendgjarje, spërkati djalin me një sprait zjarrfikës, në kohën që ai tentoi të ndizte çakmakun.

Motivimet që e çuan 20 vjecarin drejt vetvrasjes nuk janë të qarta.

Ai u vlerësua si i sëmurë mendor dhe u dërgua në një spital në Londrën qendrore. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan