Parlamenti suedez miraton marrëveshjen ushtarake me SHBA-në
Ministri i Mbrojtjes suedeze Pål Jonsson dhe Ministri i Jashtëm Tobias Billström
Parlamenti suedez ka miratuar një marrëveshje të diskutueshme për bashkëpunimin ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marrëveshja, e nënshkruar në dhjetor 2023, u lejon forcave të armatosura amerikane të jenë të pranishëm në 17 baza ushtarake suedeze duke përfshirë fusha ajrore, baza detare dhe vendndodhje për trupat tokësore.
Sipas Ministrit të Mbrojtjes suedeze, Pal Jonson kjo marrëveshje do të përmirësonte ndjeshëm kushtet për mbështetjen e SHBA-së gjatë një krize ose lufte.
Megjithatë jo të gjithë e mbështetën këtë gjë. Disa kritikë kanë shprehur shqetësimin se kjo marrëveshje nuk trajtonte vendosjen e armëve bërthamore.
Por qeveria e pakicës së qendrës së djathtë të kryeministrit Ulf Kristersson, e mbështetur nga demokratët suedezë të ekstremit të djathtë, ka thënë se marrëveshja respekton sovranitetin suedez.
Suedia për shumë vite ka qenë e paangazhuar ushtarakisht, por pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë, aplikoi për anëtarësim në NATO së dhe në mars të këtj viti ata u bënë zyrtarisht anëtarët e 32-të të NATO-s.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE dhe SHBA i kërkojnë Serbisë të distancohet nga Rusia, pas vizitës së zëvendësit të Lavrovit
2 Korrik, 20:32
-
Ekspertët për pasojat e vendimit të Gjykatës së Lartë mbi imunitetin e presidentit
2 Korrik, 20:00
-
SHBA, 2.3 miliardë të tjera ndihmë Ukrainës për armë dhe raketa
2 Korrik, 19:12
-
Blinken: Të vendosur për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Hezbollah
2 Korrik, 09:16
-
Aleati i Trumpit, Steve Bannon fillon vuajtjen e dënimit me burgim për shpërfillje
1 Korrik, 22:39
-
Vjosa Osmani: Dialogu i barabartë me Serbinë vetëm pas heqjes së sanksioneve të BE-së
1 Korrik, 21:00
-
Gjykata e Lartë për imunitetin e Trump: Presidentët gëzojnë imunitet për aktet zyrtare, jo për ato jo-zyrtare
1 Korrik, 17:45
-
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të nxisin Izraelin dhe Hamasin për armëpushim
1 Korrik, 17:15
-
Demokratët përjashtojnë mundësinë e zëvendësimit të Presidentit Biden pas thirrjeve për tërheqje nga gara
30 Qershor, 22:29
-
Mero Baze: Debati për Biden dhe debati për Berishën
30 Qershor, 22:03
-
Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'
30 Qershor, 16:11
-
Forcohet presioni mbi Rusinë, BE vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë
30 Qershor, 07:33