Parlamenti turk voton pro luftës
kundër Shtetit Islamik ISIS

TURQI- Ligjvënësit turq këtë të enjte autorizuan qeverinë që të dërgojë trupa në Siri dhe Irak për të luftuar çdo grup që kërcënon vendin. Mocioni i paraqitur nga Kabineti i kryeministrit Ahmet Davutoglu, ka marrë mbështetjen e 298 anëtarëve të parlamentit 550-vendesh, me 98 vota kundër.

Partia në pushtet AK, Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim, ka një shumicë dërrmuese në parlament me 312 vende. Mocioni do të jetë në fuqi për një vit. 

Partia e Lëvizjes Popullore MHP, partia e tretë më e madhe në Parlament, ka mbështetur mocionin. Por Partia kryesore e opozitës Republikane Popullore dhe Partia Demokratike Popullore pro-Kurde votuan kundër. 

Përveç kërcënimeve ndaj vendit, mocioni përmend kërcënim ndaj turbes së Suleyman Shah në Siri, ku është varrosur gjyshi i themeluesit të Perandorisë Osmane. 

Varri, ndodhet në një enklavë turke i ruajtur nga trupat turke, që gjendet në territorin e kontrolluar kryesisht nga grupi militant të quajtur Shteti Islamik në Irak dhe Levant, ose ISIL.

Marrë nga "Anadolu"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës