Me 338 vota pro dhe një abstenim, parlamenti ukrainas miratoi emërimin e Rustem Umerov (propozuar nga Zelensky) si ministër i ri i mbrojtjes.

Umerov, 41 vjeç, është një politikan nga partia opozitare Holos. Që nga shtatori i vitit 2022, ai ka shërbyer si kryetar i Fondit shtetëror të Pronave. Ai ka qenë i përfshirë në këmbimin e të burgosurve të luftës, të të burgosurve politikë, fëmijëve dhe civilëve, si dhe në evakuimin e civilëve nga territoret e pushtuara. Umerov po ashtu ishte pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë sa i përket marrëveshjes së drithërave, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte arsyetuar ndryshimet në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes me nevojën për një qasje të re në këtë institucion dhe forma të tjera të ndërveprimit, si me ushtrinë, ashtu edhe me shoqërinë.

Umerov zëvendëson Reznikovin, i cili po hetohet për korrupsion.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm rus në një treg në Donetsk, 16 viktima! Bukuresht: Sovraniteti i një vendi të NATO-s është shkelur! Blinken në Kiev: Përparim në kundërofensivë