Parma 'e fiksuar' pas Marash Kumbullës

Parma 'e fiksuar' pas Marash Kumbullës

Marash Kumbulla me Sassuolon

Marash Kumbulla duket se nuk ka vend te Roma. Dëmtimi e mbajti për një vit jashtë mbrojtësin e Kombëtares, me shtatëlartin që u huazua muajt e fundit të sezonit të shkuar te Sassuolo.

Rikthimi në Romë ka bërë që për Kumbullën të ketë disa oferta, mes tyre edhe Parma që sezonin e ri ka siguruar të drejtën për të qenë pjesë e Serie A në kampionatin elitar të Italisë.

Kumbulla ka punuar me trajner e Parmës Fabbio Pecchia dhe zëvendësin e tij Antonio Porta më herët, gjatë kohës së tyre te Hellas Verona. Lojtari i lindur në vitin 2000 mund t’i japë cilësi dhe përvojë skuadrës emiliane.

Fakti është se para se të tentojë Kumbullën, Parma duhet të shesë lojtarë, pasi ka mbipopullim në qendër të mbrojtjes. Për momentin, qendërmbrojtësit në dispozicion të Pecchia-s janë katër: Circati, Osorio, Balogh dhe Valenti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic