Partia Demokratike ka reaguar ndaj ironive dhe akuzave që kryeministri Edi Rama i bëri programit dhe mitingjeve që mbledh Basha. PD shkruan se Rama ka dështuar për 8 vite me radhë dhe se nuk mund të kërkojë sërish një mandat të tretë për të vijuar me të njëjtën dështim. Selia blu i bën thirrje qytetarëve që të mos e lejojnë një gjë të tillë.
"8 vjet dështime dhe tani dështimi po troket në derën tuaj për herë të tretë. Mos e lejoni të futet brenda", shkruan PD,
Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama e cilësoi programin e PD si një "meny dëshirash" që u premton të gjithëve atë që dëshirojnë të dëgjojnë me shpresën se mund të shesë "Sapunin për djathë". Rama madje foli edhe për lajmet e rreme që opozita publikon kundër vaksinimi duke përhapur panik tek qytetarët.