Rama me kandidatët e PS në Kolonjë: Do e bëjmë Shqipërinë kampione për turizmin në Ballkan! Programi i PD si meny dëshirash, të shesin 'sapunin për djathë'

Kryeministri Edi Rama nga Kolonja tha se PS është e vetmja forcë që mund të sjellë zhvillimin dhe të bëjë realitet investimet në vend, ndërsa e cilësoi PD si një parti që kërkon të shesë "Sapunin për djathë" dhe një program jashtë çdo realiteti. Duke e cilësuar programin e PD si një "meny dëshirash" që u premton të gjithëve atë që dëshirojnë të dëgjojnë, Rama tha se punët e nisura nga PS në këto 8 vite janë garancia që i duhet shqiptarëve se PS është e vetmja që mund të bëjë punën dhe se nuk ka tjetër.

Gjatë takimit me kandidatët e PS në Kolonjë, Rama foli edhe për procesin e vaksinimit për të shkëputur zinxhirin e infeksionit COVID, ndërsa bëri krahasimin e sjelljes së PS me mitingjet e Bashës që mbledh njerëz duke e cilësuar si gjënë më të gabuar që mund të bëhet në kohë pandemie. Rama nuk kursye as akuzat për Sali Berishën, duke thënë se është kthyer në gogolin dixhital  po bëjnë terror me lajme të rreme lidhur me vaksinimin dhe përhapur panik.

Rama tha se falë investime në bujqësi, por dhe pastrimit të kanaleve kulluese  e ujitëse sot në vend punohet 2-fishi i tokës, ku nga 125 mijë hektarë sot janë 235 mijë hektarë tokë që punohet nga fermerët.

Edhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi foli për investimet që po bëhen në Kolonjë që do e kthejnë anë në një pikë turistike. Peleshi tha se rrugët që po ndërtohen në Kolonjë do të shkurtojnë distancën me Korçën për 15 minuta dhe se vitin që vjen bashkia Kolonjë do të zgjidh përfundimisht problemin me furnizim me ujë të pijshëm.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Rama bën xhiro me motor në Kolonjë: Përplasje e këndshme me një grup turistësh hungarezë të dashuruar me Shqipërinë (VIDEO)

Teksa ka shkuar në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Kolonjë kryeministri Edi Rama ka takuar një një grup motoristësh hungarezë që ndodhen në Shqipëri.

Pasi i ka përshëndetur Rama ka hypur në motor e ka bërë një xhiro me to dhe më pas ka inspektuar godinën e gjimnazit.

"Në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe në qendrën e re sociale “Motrat Qirjazi”, dy hapësira të rilindura për kolonjarët dhe jashtë programit, një përplasje e këndshme me një grup motoristësh hungarezë të dashuruar me Shqipërinë", shkruan Rama.

Gjatë vizitës së kryeministrit në shkollë nuk kanë munguar batutat me mësuesit.

"Shkolla si shkon, i paskeni dhe nja 3 burra për të mos u marrë mësysh", tha Rama.

"Ska pasur asnjë lloj kushi, pa ngrohje, dhe ne i kemi dhënë jo vetëm pamje por edhe kushte më të mira", tha ndër të tjera kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai.

Ora 17:59
Rama merr dhuratë një jastëk, batuta me qytetarët e Rehovës: Qenka për të sjellë Lulin këtu (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot për një vizitë në Rehovë të Kolonjës, ku kryebashkiaku Erjon Isai i bënte një prezantim të historisë së këtij fshati.

Gjatë takimit dhe me banorët e zonës, Rama mori dhuratë një jastëk nga një sipërmarrës duke i thënë me batutë se këtu qenka për të sjellë Lulzim Bashën që ka shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

Sipërmarrësi: Zoti Kryeministër, ju kam sjell një jastëk

Rama: Po jastëku duhet

Sipërmarrësi: Do thoni ju se pse një jastëk! Kjo është për Nikon. E kam shkruar aty, “Ne kemi zemër për fëmijë.

Rama: 20 mijë netë gjumë, qenka për të sjellë Lulin këtu

Ora 17:15
Rama: Saliu, gogoli digjital vazhdon të përhapë panik, thotë mos u vaksinoni se vdisni! Turp, vaksinat anti-COVID po kthejnë jetën (VIDEO)

Nga Kolonja kryeministri Edi Rama ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kren e PD Lulzim Basha për të cilët thotë se po bëjnë terror me lajme të rreme lidhur me vaksinimin.

"Luli është vetëm dhëndri i buzëqeshur i nxjerrë përpara Gjinua. Kumbarët e vërtetë saliu dhe iliri, saliu ai që vazhdon dhe kall panik duke thënë mos u vaksinoni se vdesin njerëz dhe del dhe gjinua e përsërit prapë se i thotë saliu pse sflet për këtë punë dhe del dhe ai e thotë mos u vaksinoni. Turp ska më turp të luash me jetën e njerëzve.

Këta kthehen aty, ndodh një përmbytje këta bëhen me përbytjen, ndodh tërmet janë me tërmetin vjen virusi këta jënë me virusin po si su bënë njëherë me njerëzit këta. Së paku duke mos shpifur duke mos shpërndarë lajme të rreme dhe ky është kulmi vaksinat të marrin jetën. Vaksinat po kthejnë jetën, do ta kthejnë jetën dhe shqipëria do të buzëqeshë siç buzëqeshin gjyshe e ghyshër takojnë fëmijët nipërti dhe mbesat dhe nuk rrinë me frikë se mos i infektojnë.

U infektuar një brez i tërë. Saliu gogoli digjital. Po si mundet çfarë mund të sjerllin këta për Shqipërinë më thoni çfarë kanë bërë një gjë, se shkatërrimet i di borxhet të gjitha i di. Por një gjë të mirë rruga e kombit hajde po themi këtë se dhe ata e lanë rrugëve pot jetër çfarë kanë bërë, asgjë. Skanë çfarë ti kërkojmë Shqipërisë. Do të thotë se ata skanë nxjerrë asnjë mësim nga e shkuara se u thonë shqiuptarëve hajde të rregullojmë aksidentin. Këta mbetën në xhep të gogolit digjital dhe thonë ishte aksident...", tha Rama.

Ora 17:06
Rama: Sot kemi 2-fishin e tokës bujqësore që punohet falë pastrimit të kanaleve ujitëse e kulluese (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se falë pastrimit të kanaleve kulluese dhe ujitëse, vendi sot ka 2-fishin e tokës bujqësore që punohet.

"Sot falë punës së madhe të bërë për të hapur të gjithë rrugët dhe kanalet e ujitjes dhe kullimit të tokave ne sot ne kemi në Shqipëri dyfishin e tokës që punohet. Kemi pasur rreth 125 mijë hektarë sot kemi 235 mijë hektarë, e pra jemi në kushtet krejt të tjera që nuk mjaftojnë për të thënë që ia kemi dalë, por mjaftojnë si garanci për të treguar se PS është e vetmja që mund të bëjë punën dhe nuk ka tjetër", tha Rama

Ora 17:06
Rama: Programi i PD si meny dëshirash, të shesin 'sapunin për djathë' (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar programin e PD gjatë takimit me kandidatë e PS në Kolonjë, ku tha se ajo është si meny dëshirash që çfarëdo që qytetari dëshiron të dëgjojë premtohet. Rama tha se kjo është si t'ia shesësh shqiptarëve "sapunin për djathë".

"Ata të tjerët kanë si qëllim vetëm të mbledhin njerëz dhe të infektojnë. Kanë dalë rrugëve me demek program, që në fakt është meny dëshirash, ca do të dëgjosh ti, ata ta thonë. Prodhimi i qumështit do të ulet duke rritur prodhimin e djathit nëse të shesin 'sapunin për djathë' dhe kush ta hajë le ta hajë, kjo është PD", tha Rama.

Ora 16:58
Rama: Vaksinimi në proces, s'ka këputur ende zinxhirët e infektimit! Ne dhe PD s'jemi njësoj, ata sillen në mënyrë të papërgjegjshme (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Kolonja duke thënë se procesi i vaksinimit është në proces dhe ende s'e ka këputur zinxhirin e infektimit. Ndërsa theksoi se nuk duhet të shkelen rregullat antiCOVID, Rama ka akuzuar PD për të cilën thotë se sillet në mënyrë të papërgjegjshme.

"Ne jemi në një fazë të re në vaksinim masiv që do të na mundësojë ta nxjerrim jashtë nga jetët tona virusin. Vaksinimi është në proces por ende ska shkuar në pikën që rtë këpusë zinxhirët e infektimit. Çdo grumbullim çdo shkelje rregullash e saboton procesin e vaksinimit e rrit numrin e infektimeve shton plagët dhe numrin e jetëve të humbura. Skemi nevojë ta provojmë por e shohim rreth nesh. Çfarë borxhi  kanë njerëzit e zakonshëm atyre që sillen në mënyrë të papërgjegjshme. Çfarë besimi mund të kenë njerëzit. As ne se kemi kollaj dhe mua më shkruajnë pse smbildhemi dhe ne të tregojmë forcën. Për 1 arsye të thjeshtë se ne sjemi njësoj. Sjemi një çetë... Tërmeti dhe pandemia sfida që na e kthyen mandain e 2 në një luftë.

Ne do tia dalim ta nxjerrim jashtë nga vendi jonë armikun e padukshëm sepse ne kemi karakterin kemi durimin dhe ne nuk pushojmë nuk ndalojmë, punojmë dhe besojmë te Shqipëria. Ata që kanë dalë në këtë përballje flasin sikur këtu nuk ka luftë asnjë plagë për të luftuar por përsërisin tu thonë shqiprtarëve të njëjtën gjë. Ne sdo ta lelojmë kthimin e Shqipërisë pas", tha Rama.

Ora 16:56
Rama: Do e bëjmë Shqipërinë kampione për turizmin në Ballkan! Po nxisim të gjitha potencialet e vendit me porte e aeroporte (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria është duke parë të gjitha potencialet e Shqipërisë që të nxisë turizmin në çdo drejtim, që nga portet , aeroportet e deri tek ndërtimi i kompleksit të skive në Korçë.

"Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit për turizëm. Do ta bëjmë që nga investimi i madh në portin e Durrësit, te porti i Sarandës, tek investimet në aeroporte, ai i Kukësit do të hapet për pak ditë, aeroporti i Vlorës për pak kohë do të fillojë nga puna dhe po finalizohet kontrata me kompaninë fituese, pastaj aeroportin e Sarandës. Po hapim njëkohësisht shumë porta në Shqipërinë dhe të çlirojmë potencialet e mëdha që  ka vendi ynë. Do të ndërtojmë dhe kompleksin e skive që të diversifikojmë ofertat e turizmit", tha Rama.

Ora 16:45
Peleshi: Rruga Korçë-Kolonjë drejt përfundimit, do zgjasë vetëm 15 minuta, përgjysmohet koha për të shkuar në bregdet (VIDEO)

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi tha se rrugët që po ndërtohen në Kolonjë do të shkurtojnë distancën me Korçën për 15 minuta dhe se vitin që vjen bashkia Kolonjë do të zgjidh e para në vend përfundimisht problemin me furnizim me ujë të pijshëm.

"Sot një investim i madh ka filluar në Kolonjë, jemi në prag të lotit të 3 sapo të mbarojë i dyti dhe viti që vjen do të jetë viti i fillimit të lotit të 3-të. Kjo rrugë do të shkurtojë kohën Korçë-Kolonjë në 15 minuta. Turizmi në Kolonjë nuk është aq e konsoliduar sa do të donim të ishte dhe kjo rrugë do të mundësojë këtë gjë.  në rast se sot do të duhet ti bien nga Elbasani e fieri për 6 orë për të shkuar në bregdet, kjo kohë përgjysmohet me rrugët e reja të bëra. Kjo kthehet në mirëqenie dhe zhvillim ekonomik dhe më shumë vende pune. Fjala kyçe për këtë zonë është punësimi, ekonomia dhe të ardhurat, ky është fokusi ynë. Viti që vjen do të jetë viti kur bashkia e Kolonjës bëhet e para që zgjidh përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Nuk është më Kolonja e harruar dhe e braktisur, por është e spikatur në fusha të ndryshme në raport me vendet e tjera të Shqipërisë", tha Peleshi.

Ora 16:39
Xhaçka: Do t’i bëhem rrodhe Edi Ramës për investime për Kolonjën (VIDEO)

Kandidatja për deputete e PS-së në Qarkun Korçë, që mbulon Kolonjën, Olta Xhaçka. Ajo ka premtuar sot do t’i bëhet ‘rrodhe’ Edi Ramës për sa më shumë projekte për Kolonjën.

“Ky është momenti i Kolonjës! Jam shumë i lumtur që kam Kryeministrin këtu pasi kemi nevojë për mbështetjen e tij për ta kthyer Kolonjën aty ku i takon.

Unë do të ndërmarr një angazhim para jush, që do të bëjmë gjithçka për të bërë më të mirën në këtë vend.  Njerëz kaq të mrekullueshëm nuk e meritojnë të jenë jashtë vëmendjes apo jashtë korridoreve të rëndësishme turistike.

Në katër vjeçarin e ardhshëm unë do t’i bëhem rrodhe Edi Ramës duke i kërkuar çdo ditë projekte dhe investime për Kolonjën. Unë kërkoj që edhe të mos më ndaheni mua pas 25 prillit”, tha Xhaçka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë (FOTO)