TIRANË- Partia Demokratike ka njoftuar se Departamenti amerikan i Shtetit ka hequr non gratën për Sali Berishën, të shpallur 5 vite më parë, nga ish-sekretari i shtetit, Antony Blinken për korrupsion dhe minim demokracie. Nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka asnjë komunikim zyrtar, dhe as nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, por njoftimi u lajmërua nga vetë zyra e shtypit e PD-së si edhe nga vetë Berisha në një përgjigje për gazetarët jashtë Kuvendit kur tha se “përderisa jam këtu, është komunikim zyrtar.”
Sipas mediave pranë PD, ky vendim i është komunikuar Berishës në një bisedë telefonike 15 minutëshe nga e ngarkuara me punë e SHB-ve Nany Van Horn.
Fillimisht Sali Berisha u pyet nga gazetarët sapo mbërriti në oborrin e Kuvendit, mbi këtë lajm, por teksa parakaloi i buzëqeshur pranë tyre, nuk bëri asnjë koment.
Kur hyri në sallën e Kuvendit, të tijët e pritën me duartrokitje. Besart Xhaferri, i cili ndodhej në foltore tha “sot kemi një breaking news”, pa shtuar asgjë më tepër. Berisha zgjodhi foltoren e Kuvendit për të thënë fjalën: Unë erdha, u krye!
Por ishte zyra e shtypit të PD-së, e cila i dha formë kur dërgoi një njoftim, me specifikimin se fjala e Berishës, u krye, kishte të bënte me heqjen e non gratës.
Njoftimi i Partisë Demokratike për non gratën e Berishës.
NJOFTIM PËR SHTYP
Lajmi për heqjen e non-gratës/ Berisha në Kuvend: Unë erdha. U krye!
Unë erdha.
U krye!
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Sanksionimin zyrtar nga DASH sipas “Section 7031(c)”, Berisha tenton ta minimizojë jashtë sallës së Kuvendit duke thënë për gazetarët se bëhet fjalë vetëm për një mos dhënie vize.
Por një përgjigje për pyetjet e gazetarëve nëse heqja e ndalimit për të hyrë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte bëre edhe për familjarët e tij, kreu i Partisë Demokratike nuk e kishte.
Berisha: Çdo shqiptari unë i thashë në parlamentin e Shqipërisë, u ktheva.
Zoti Berisha a mund të na thoni me kë keni komunikuar?
Sali Berisha: Përderisa jam këtu, unë kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çfarë mund t’u them: unë u ktheva.
Është vetëm për ju apo për të gjithë familjarët tuaj?
Sali Berisha: Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Të jeni të sigurtë.
Ka qenë se kemi njoftimin e Blinkenit?
Sali Berisha: Nëse do tani, po të them, Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Ka pasur një sanksion, vizën.
Pra, nga sot ju mund të lëvizni i lirë?
Sali Berisha: Tani edhe njëherë, se ti nuk e ke gabim që pyet, sepse kundërshtarët e mi e quajtën non-grata dhe unë nuk është se e kundërshtova.
Ka qenë një sanksionim për ju dhe familjarët tuaj për minim demokracie dhe korrupsion.
Sali Berisha: Edhe njëherë, ka qenë një ndalim hyrje për ato arsye që thua ti në SHBA.
Sot është hequr për ju dhe për familjen tuaj apo vetëm për ju?
Sali Berisha: Sot unë them u ktheva. U ktheva!
Në Partinë Socialiste ndërkohë nuk e besojnë se lajmi është i vërtetë.
“Statusi non grata është vendosur mbi bazën e seksionit 7031(c). Në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet. Unë do ta komentoj vetëm kur të ketë një njoftim zyrtar nga DASH ose nga ambasada amerikane", tha Balla.
Ndërkohë që edhe në media po qarkullon lajmi se mund të bëhet fjalë vetëm për një leje për udhëtim për arsye shëndetësore të ish Kryeministrit, duke e lënë juridikisht në fuqi vendimin e 5 viteve më parë për shpalljen "non grata". Pra, vetëm Berisha lejohet të udhëtojë për arsye shëndetësore, por mbetet non grata dhe familja e tij nuk mund të shkelë në SHBA.
Me argumentet se është i korruptuar dhe minues i demokracisë, më 19 maj 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Sali Berishën “non grata”, së bashku me familjen e tij të ngushtë, bashkëshorten dhe 2 fëmijët, Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit. Vetë ish Sekretari amerikan Blinken e cilësonte Berishës si të përfshirë në veprime korruptive dhe se ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia e paraburgimit pasi Partia Demokratike njoftoi heqjen e non gratës për Sali Berishën. Në vitin 2021, në atë kohë president, Meta shkruante se non grata e SHBA ishte e porositur nga regjimi i kleptokracisë kundër Sali Berishës. Sot, Meta shkruan se nuk i heq asnjë pikë atij qëndrimi publik.
Postimi i plotë i Ilir Metës

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ironizoi deputetët demokratë të cilët në sallën e Kuvendit shitën si triumf njoftimin e PD se Sali Berishës i është hequr non grata. Balla tha se është vështirë të hiqet, dhe se do të komentojë kur të ketë njoftim zyrtar. Ndërsa me ironi deputeti Belind Këlliçit iu përgjigj se po e shesin si fitore të protestës.
“Po na thuhet sot këtu që protesta e ka arritur suksesin e parë dhe është hequr non grata? Madje ndryshuat edhe sloganin. Thoni se protestuesit nuk do të thërrasin më ‘Berisha në burg’, por ‘Berisha në Uashington. Statusi non grata është vendosur mbi bazën e seksionit 7031(c). Në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet. Unë do ta komentoj vetëm kur të ketë një njoftim zyrtar nga DASH ose nga ambasada amerikane. Nuk komentoj biseda telefonike, sepse nuk është korrekte dhe nuk është institucionale. Kot lodheni ta vidhni protestën. Jo Sali Lushën të çoni atje, jo të gjithë ju të shkoni në protestë, ajo nuk bëhet pronë e juaja”, tha Balla.
Komente










Te shohim. Nuk eshte hera e pare qe ky legen genjen per non-gratan. Kete here ka dale publikisht edhe kunder investimit te Ivankes ne Shqiperi. Te shohim nese shkon dot ne Amerike dhe nese nuk perfundon shok qelie me Maduron. Deri tani nuk ka agje zyrtare nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
PërgjigjuTe marresh vize amerikane me 8 milion $. Nongrata mbetet Nongrata familjarisht.
PërgjigjuNUK LAHET M*TI ME SH*RRE!
Përgjigjupo kujt i behet vone per non gratën e berishes per popullin eshte non grata se ka bashkepunuar me ju pushtetaret
PërgjigjuSaliu dhe Rama jane fosile non-grata nga populli shqiptar. Kjo ka rendesi!!!
Përgjigjumesim te mire i dha shqiptareve qe;; kush ka paran ka boten.drejtesi ka vdekur.perpara per shthurjen e regullave te njerezimit, bota mori fund
PërgjigjuMe shume shtohet protesta per te zhdukur faren e keqe PD PS .
Përgjigju