1762429416_endrishabani.png

Partia Demokratike është tërhequr nga mbështetja ndaj Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kandidatura e Shabanit u zyrtarizua me 35 vota deputetësh opozitarë, pra, shumica janë firma nga deputetë të Partisë Demokratike, të cilat tashmë do të tërhiqen.

Sqarimi për mediat i PD:

Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se: 

Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit. 

Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.  Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej. 

Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Avokati i Popullit/ PD tërheq firmat për 7 kandidaturat, PS refuzoi ‘formulën’ e Bardhit