Partia e ish-të përndjekurve
PAPD regjistrohet në KQZ

Partia e ish-të përndjekurve<br />PAPD regjistrohet në KQZ
Partia Aleanca Popullore për Drejtësi që përfaqëson shtresën e ish-të përndjekurve politik, është regjistruar sot në Komisionin Qendror Zgjedhjeve, duke konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit.

Pjesëmarrja është bërë publike nga vetë krerët e partisë, përmes një deklarate për shtyp.
 
"Një nga partitë e regjistruara sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është edhe Partia Aleanca Popullore për Drejtësi që përfaqëson shtresën e ish-të përndjekurve politik.
  
Pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit kjo parti e ka bërë vetë publike përmes një deklarate për shtyp.
 
“Dëshirojmë të ndajmë me opinionin publik lajmin se Aleanca Popullore për Drejtësi (APD), që prej ditës së sotme, është regjistruar në KQZ për zgjedhjet parlamentare të dt. 18 Qershor 2017.
 
Stafi i Organizimit i APD-së, përgjatë periudhës 14 Mars – 31 Mars 2017 ka marrë dyfishin e firmave të kërkuara, bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor, të rreth 10 mijë mbështetësve tanë në gjithë territorin e vendit.
 
Bazuar në parimet dhe vlerat e APD-së, në funksion të gjithpërfshirjes dhe transparencës që i detyrohemi elektoratit tonë, bëjmë thirrje dashamirëse kundrejt të gjithë motrave dhe vëllezërve tanë në Shqipëri dhe Diasporë, për të paraqitur pranë Selisë Qendrore në Tiranë kërkesën me shkrim të secilit prej jush që dëshiron të kandidojë nën siglën e APD-së. Kandidatët e APD duhet të plotësojnë kushtet si më poshtë vijon:
 
1.Të plotësojnë të gjitha kushtet ligjore për kandidim.
2.Të jenë kontributorë të çështjeve të të përndjekurve, pronarëve, diasporës dhe biznesit.
3.Të gëzojnë reputacion dhe respekt qytetar në komunitetin ku jetojnë",
thuhet në deklaratë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg