Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar sot arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci gjatë një vizite mjekësore të planifikuar në repartin e Infektivit në Spitalin e Durrësit,
Në reagimin e tij, Blushi e lidh arratisjen e Ndocit me mungesën e sigurisë dhe përgjegjshmërisë institucionale të 'narko regjimit'.
“Në narkoregjimin e Edi Rama u ‘arratis’ pa nam e nishan edhe kantina e tij personale e verës, ‘Romanée Conti’, që as ecën, as vrapon. Prandaj sot nuk ka asgjë të pazakontë në arratisjen e një killeri të rrezikshëm, i cili jo vetëm ka këmbë, por gëzon edhe mbrojtje shtetërore,” deklaron Blushi.
Ai shton se, sipas tij, në një situatë të tillë “kur zhduken provat që nuk lëvizin, është krejt e natyrshme që vrasësit të fluturojnë”, duke e cilësuar arratisjen si “vijimësi logjike” të mënyrës se si, sipas opozitës, funksionon shteti.
Altin Ndoci, i cili mbahej i izoluar në Burgu i Durrësit me urdhër të SPAK që prej vitit 2020, u arratis të martën gjatë shoqërimit për një vizitë mjekësore në Spitalin e Durrësit. Ai goditi një efektiv të Policisë së Burgjeve dhe duke përfituar nga momenti u largua nga kati i tretë i spitalit.
Pas arratisjes, në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit janë ngritur postoblloqe dhe forcat e rendit janë vënë në kërkim të tij.
Komente












E KANE LENE TE IKE...POR DO E GJEJE PLUMBI I HASMIT....PO QE SE KA VRARE....
Përgjigju