Parlamenti po kthehet në një mburojë politike për qeverinë. Kështu u shpreh deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, para Kuvendit, duke sulmuar ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale.
Sipas saj, nismat ligjore synojnë të mbrojnë zyrtarët nga hetimet, ndërsa qytetarët përballen me masa të ashpra për shkelje të vogla. “Nuk ka barazi para ligjit. Ndryshe sillemi me qytetarin dhe ndryshe me zyrtarin që vjedh”, tha ajo, duke e cilësuar situatën si një “puc kushtetues”.
Në të njëjtën seancë, Partia e Lirisë ka sjellë dy projektligje që, sipas Xhixhos, lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme të njerëzve.
Propozimi i parë kërkon uljen e TVSH-së për produktet bazë të shportës nga 20% në 5%. “Nuk po flasim për luks, por për mbijetesë”, theksoi ajo, duke shtuar se 40% e buxhetit familjar shkon për ushqime dhe se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se qytetarët e Bashkimit Europian.
Projektligji i dytë lidhet me sigurinë ushqimore. Xhixho përmendi rastet e produkteve shqiptare të refuzuara nga vendet e BE-së dhe kërkoi rikthimin e analizave të detyrueshme laboratorike për produktet, si për eksport ashtu edhe për tregun vendas.
Ajo tha se siguria ushqimore nuk është vetëm kërkesë e Bashkimit Europian, por detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë. Sipas saj, Parlamenti duhet të fokusohet te ligje që prekin drejtpërdrejt koston e jetesës dhe shëndetin e njerëzve.
Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos për mediat
"Wshtë për të ardhur keq se si Parlamenti i Shqipërisë tashmë është kthyer në një mburojë politike për zv.Kryeministren, por jo vetëm. Me ligjin e ri dhe ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, të propozuar tashmë nga Kryeministri Rama, i cili në fakt kërkon të bunkerizojë juridikisht dhe të mbrojë vetën e tij nga cdo lloj hetimi apo procedimi penal, në një kohë kur kjo mazhorancë të mos harrojmë që për qytetarët vendos burg për parkim dysh, vendos burg për këdo që nuk paguan dot energjinë elektrike, po nga ana tjetër mesazhi që jep me propozimet ligjore që ka sjellë në Parlament është që vjedhja, grabitja ndaj qytetarëve shqiptarë mund të vazhdojë, sepse do të krijohet një mburojë politike e, cila në fakt jo vetëm cënon Reformën në Drejtësi, por gjithashtu procesin e Integrimit Europian të vendit. Dhe në një kohë kur kërkohet mburojë politike për këtë qeveri të korruptuar, e cila do të duhet të japi llogari për miliona e miliona euro të vjedhura nga qytetarët shqiptarë, të jemi të qartë që për qytetarët sot nuk ka barazi para ligjit. Pasi në qoftë se do të kishte barazi para ligjit, nuk do të kishin ardhur këto iniciativa që janë jo vetëm një puc kushtetues dhe një grusht shteti, por që japin një mesazh të qartë që ndryshe sillemi me qytetarin dhe ndryshe sillemi me zyrtarin, i cili vjedh dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Dhe në momentin që vinë këto iniciativa në Parlament, më lejoni që për qytetarët, theksoj sot, që në seancë plenare do të diskutohen dy projektligje që Partia e Lirisë ka propozuar në interest ë qytetarëve. Propozimi i parë që vjen dhe që diskutohet sot në seancë është propozimi për të ulur koston e jetesës, një nga problemet më madhore të cdo familje shqiptare. Tatohemi sot që flasim 20% tatim mbi vlerën e shtuar TVSH për bukën, për qumështin, për vajin, për miellin dhe cdo gjë tjetër dhe nga ana tjetër propozimi i Partisë së Lirisë është që këtë 20% ta cojmë të paktën 5%, pra 5% TVSH, tatim mbi vlerën e shtuar dhe nuk po flasim për një iniciativë luksi, por për mbijetesë. Më lejoni t’ju referohem vetëm rajonit, Maqedonia e Veriut e ka 5% TVSH-në për produktet e shportës, Kosova e ka 8%, Mali i Zi 7%, ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian, Italia fqinje, së fundmi ka marrë një iniciativë për ta cuar 4% TVSH-në për shportën dhe Greqia 6%. Është një iniciativë e cila ndikon drejtpërdrejt në koston e jetesës. Mos harrojmë që 40% e gjithë buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime për familjet shqiptare dhe ne paguajmë sot 50% më shtrenjtë se qytetarët e Bashkimit Europian. Ndërkohë që pagat nuk rriten, ndërkohë që mundësia financiare e familjeve shqiptare është në krizë të thellë. Dhe nga ana tjetër, një projektligj tjetër që kemi depozituar dhe që diskutohet sot në Parlament është pikërisht për sigurinë ushqimore. Është një kërkesë e progresraportit të fundit të Bashkimit Europian, i cili kërkon përputhjen e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Më lejoni t’ju jap që në dy vitet e fundit, rastet alarmante të produkteve të refuzuara nga Kroacia, të specave shqiptar, të mandarinave të kontaminuara të refuzuara nga BE, kontaminimi i luleshtrydheve me pesticide të ndaluara apo evidentimi në tregun shqiptar i peshkut të infektuar me parazitë, kontaminimi i mishit të derrit me salmonelë apo bllokimi i pjeshkëve shqiptare nga Kroacia. Pra kemi dhjetra raste, të cilat jo vetëm janë refuzuar nga BE, por që kanë përfunduar në tryezat e shqiptarëve. Propozimi i Partisë së Lirisë është pikërisht për të detyruar qoftë laboratorët publikë, qoftë laboratorët privatë, të cilët duhet të jenë të akredituar, të zhvillojnë pikërisht analizat analitike në mënyrë që të kemi një kontroll shumë më të madh të produkteve shqiptare, të cilat me këtë situatë që jemi sot, sepse kemi akte normative mbas 2017-tës, të cilat kanë hequr detyrimin për analizë analitike të detyrueshme, pra ta rivendosim këtë mekanizëm, i cili të shërbejë jo vetëm ndaj prodhimit vendas, por absolutisht, sepse ky ndalim që është bërë i produkteve shqiptare ka ndikuar jo vetëm në ekonominë e bujqëve apo fermave, po nga ana tjetër ka dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e produkteve tona në arenën ndërkombëtare. Unë uroj shumë që ky Parlament, përvec ligjeve me porosi që kanë ardhur për dobi të klientëve të qeverisë dhe absurdi më i madh është që kemi parajsa fiskale si “Durana” ku kemi zero taksa për klientët e qeverisë, por taksojmë qumështin, bukën, vajin, miellin dhe cdo gjë tjetër për qytetarët shqiptarë dhe nuk kemi asnjë masë. Siguria ushqimore nuk është thjesht një detyrim që ne kemi për Bashkimin Europian, por një detyrim që ja kemi qytetarëve shqiptarë. Dhe uroj që këto iniciativa të diskutohen dhe të miratohen, megjithëse kjo mazhoracë ka treguar në Komisionet që ka kaluar këto ligje në këtë javë, që i ka rëzuar. Mendoj që ky Parlament do duhet të flasi për qytetarët dhe kjo është një mudësi e mirë që të bëjmë dy ligje, të cilat janë në mënyrë të drejtpërdrejt për koston e jetesës dhe për sigurinë ushqimore.
Komente









Kjo mbesa e të mirit Thoma Xhixho ka haruar hallin e babait dhe meret me punët e miletit.Je e pa besueshme se tërë jetën politike e ke si zvaranike.Por zatem nga trëndafili lid dhe FERA.
Përgjigju