Partia e Lirisë nisi nga Korça takimet e para përgatitore për zgjedhjet vendore të 2023. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se janë në koordinim të plotë me Partinë Demokratike të Sali Berishës ndërsa sqaroi sesi do të zgjidhen kandidatët.
Disa ditë pasi larg syrit mediatik, Ilir Meta dakordësoi me Sali Berishën strategjinë për zgjedhjet vendore të 2023, Partia e Lirisë nisi nga Korça përgatitjet për garën elektorale.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se me PD e Rithemelimit, janë në unison të plotë për aksionin e shtatorit.
"Jemi në koordinimi të plotë me Partinë Demokratike, për të filluar sa më parë aksionin politik. E rëndësishme është që nuk ka më një opozitë të kapur, një opozitë që fle gjumë. E rëndësishme është që sot, Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike janë bllok, janë bashkë për të rrëzuar këtë bandë.", u shpreh Blushi.
Kandidatët për kryebashkiakë, njëjtë si PD, thotë se do të zgjidhen përmes votës së anëtarëve, ndërsa nuk sqaron nëse edhe në këto zgjedhje, njëjtë si më 6 mars, Rithemelimi do të përdorë logon e ish LSI për tu regjistruar.
" Do të jetë Anëtarësia që do të propozojë kandidatin që mund të jetë i përbashkët, i një force politike me mbështetje, ende nuk kemi hyrë në këto diskutime teknike. E rëndësishme është fryma që ekziston. Dhe fryma që ekziston është bashkëpunimi. Ju garantoj që kandidati jo vetëm për zgjedhjet lokale, por dhe kandidatë për parlamentin e ardhshëm, për të cilët ka nisur puna, do të zgjidhen në bashkëpunim dhe në aleancë më qytetarët.", shtoi ai.
Partia e Lirisë thotë se krahas përgatitjeve për zgjedhje, përgjatë shtatorit aksioni opozitar do të shtrihet edhe me protesta.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9604
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
Po Çim Peken e ke pyteur se ka caktur Tetorin për revolucion.
Përgjigjuky ma paska koken si koko afrikani po nga poshte , duket se i bika b thes ky xhambazi i ilir metes apo metja si e ka me letra te rregullta
PërgjigjuNe Korce o byrazer do merni nje kollodok qe tu futet ne b”” the e syte kakerdhok… pastaj do laheni me uje gjirizi nga qenefet e Kullehirit.
Përgjigju