TIRANE- Vdekja e Hysni Milloshit, liderit historik të Partisë Komuniste, duket se ka zhytur në krizë këtë forcë, e cila ka humbur rreth 39% të votave për këshillat bashkiakë, krahasuar me 2011. Pas numërimit të pjesës dërrmuese të kutive, rezultonte se komunistët kanë marrë vetëm 3.788 vota, rreth 2,400 mijë vota më pak krahasuar me 2011. Kreu i ri i kësaj force politike, Qemal Cicollari nuk i ka siguruar dot protagonizmin që i dhuroi ish lideri i saj Hysni Milloshi, i cili në vitin 2011 arriti të bëhej edhe faktor në fitoren e garës për Bashkinë e Tiranës nga ana e kandidatit të djathtë Lulzim Basha në dëm të Partisë Socialiste.
Rezultatet
Sipas rezultateve të regjistruara mbrëmjen e djeshme, në zgjedhjet e së djelës komunistët janë tkurrur në thuajse çdo bashki të madhe, ndërkohë që në Kamëz kishin marrë vetëm 7 vota, ndërsa në Durrës e kavajë përkatësisht 11 dhe 7 vota.
/Shqiptarja.com