Partia që u krijua nga protestat studentore dhe po shkrihet nga protestat e Bashës

Partia që u krijua nga protestat studentore dhe po shkrihet nga protestat e Bashës

Partia Demokratike, e cila lindi në 11 dhjetor të vitit 1990 nga protesta studentore nën thirrjen ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’ është sot paradoksalisht në shtratin e vdekjes, prej protestave të Lulzim Bashës.

Pavarsisht peripecive, ulje-ngritjeve që ka pësuar në 29 vitet e saj, PD-ja nuk ka qenë asnjëherë në nivelet e sotme sa i përket përçarjes, numrave dhe mungesës së lidershipit.

Po si ka ecur Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, që nga dita kur iu dhurua drejtimi i saj deri sot që e ka nxjerrë partinë e studentëve të 1990-ës në rrugë, pa asnjë plan se cili do të jetë destinacioni?

Lulzim Basha mori derjtimin e Partisë Demokratike në një garë të kontestuar me të ndjerin Sokol Olldashi në 23 korrik të 2013-ës, pas humbjes së thellë të Berishës në 23 qershor të po këtij viti.

Lulzim Basha i cili vinte me një CV të ngjeshur si pushtetar (Ministër Transportesh, ministër i Jashtëm, ministër i Brendshëm në vitet 2005-2011 dhe kryebashkiak i Tiranës nga 2011 deri në 2015) mori drejtimin e PD-së, ku edhe pse mes shumë kontestimesh për procesin e zgjedhjeve brenda partisë, arriti që të vazhdonte në krye me mbështetjen e Berishës.

Në zgjedhjet e para (lokalet e 2015) si kryetar partie Basha humbi thellë, duke filluar nga bashkia ku ishte vetë kryetar, ajo e Tiranës. Ai arriti që të marrë vetëm 15 nga 61 bashki në vend, duke treguar kështu dobësinë e tij si lider, paaftësinë e tij për të bashkuar dhe frymëzuar demokratët. Pa folur pastaj për të mbjellë shpresë tek elektorati i pavendosur (gri).

Duke parë rezultatin katastrofik për PD-në, shumë eksponentë më influencë në PD dhe themelues të saj, kërkuan që Lulzim Basha të largohej nga drejtimi i partisë, por me disa manovra teknike ai ia doli që të nxirrte nga loja figurat emblemë të partisë, duke afruar  pranë vetes disa personazhe amatorë politik që i bindeshin.

Kjo natyrisht që e dëmtoi edhe më tej Partinë Demokrarike, e cila vazhdonte përçarjen dhe shkatërrimin nga Lulzim Basha, i cili me anë të disa mashave politike të sapoafruara në parti, sulmonte figurat emblemë të PD-së, duke nisur nga themelues të saj e deri tek ata që kishin dhënë kontribut të rëndësishëm në të.

Por, sondazhet në prag të zgjedhjeve të përgjitshme në 2017 tregonin se PD-ja e Bashës ishte në shifrat më të ulta që nga krijimi i saj. Për këtë arsye, ai ngriti një çadër në Bulevard, duke kërkuar pushtet në këmbim të hyrjes në zgjedhje, duke pretenduar se duke i patur të gjitha në dorë do të mund të rritej. Dhe e mori. Edi Rama i dha Lulzim Bashës ministritë që ai kërkoi, drejtoritë më të mëdha në vend, zëvendës-kryeministrin që do merrej më mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sëbashku më ministrin e Brendshëm, kreun e KQZ dhe Avokatin e Popullit.

Praktikisht Lulzim Basha mori të gjithë qeverinë në 2017-tën dhe hyri në zgjedhje i favorizuar.

Por, rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit të 2017-ës tregoi se PD-ja thjeshtë nuk e donte Lulzim Bashën.

Ai ishte që nga dita e parë si mish i huaj në trupin e Partisë Demokratike. Një humbje e tillë e Bashës pasi kishte përjashtuar të gjithë ata që kishin krijuar PD-në dhe mbajtur në këmbë atë (me përjashtim të Berishës) ishte dëshmia e fortë se ai duhet të largohej, por jo, qëllimi i tij për ta shkatërruar përfundimisht këtë parti nuk ishte arritur plotësisht.

Sot, afro dy vjet pasi ka humbur zgjedhjet, Lulzim Basha ka nxjerrë PD-në nga jeta parlamentare dhe po tenton ta nxjerrë nga sistemi politik duke mos pranuar të hyjë në zgjedhjet lokale. Njëlloj si në 2017-ën kërkon pushtet në tavolinë.

Protestat e tij të cilat janë totalisht në dëm të reformave dhe integrimit të vendit në BE, janë dora e fundit që Basha po i jep shkatërrimit final të PD-së, e cila lindi nga protesta e studentëve dhe po ‘vdes’ nga protestat e Lulzim Bashës. Sot ka kundër mbi 75% të shqiptarëve sipas sondazheve. Mirwpo, Basha duke mos patur PD-në në krahun e tij, po tenton ti vërë flakën vendit dhe partisë më të madhe opozitare për qëllimi tërësisht personale.

Kjo është fatkeqësia e PD-së sot e njëkohësisht edhe e Shqipërisë.

Një person i vetëm që shihet si mish i huaj në trupin e partisë që i kanë dhënë për ta drejtuar, për interesa të tijat po tenton të shkatërrojë partinë dhe djegë vendin.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 20/03/2019 12:38

    O Analist,nuk eshte Basha,eshte Sala.Kete ne Shqiperi e di edhe nje femije.Basha eshte nje plasteline ne doren e Sales.Basha,nga ana tjeter eshte nje tip super i pa afte,qe katranos cdo gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë