Partia Republikane, me anëtarë
në KZAZ, KQV dhe numërim

Partia Republikane, me anëtarë<br />në KZAZ, KQV dhe  numërim
TIRANE - Partia Republikane do të ketë anëtarë në KZAZ, KQV dhe grupet e numërimit. Kërkesa u miratua në mbledhjen e rradhës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por pa i shpëtuar debateve. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i LSI Ylli Manjani ka paraqitur kërkesën për ripërcaktimin e listës së partive parlamentare sipas numrit të votave. Ai ka vlerësuar se kjo kërkesë duhet të merrej parasysh për diskutim në mledhje, por pretendimi i tij është rrëzuar nga antarët e KQZ për cështje teknike.Pas kësaj z. Manjani ka braktisur sallën e mledhjeve i indinjuar.

Rëndësi në këtë mbedhje ju kushtua raportit të dy auditëve teknicienë Dashamir Cali dhe Genti Malko për listat e zgjedhësve për periudhën 3 mars deri në 3 prill. Sërisht raporti i tyre ka rënë në kundërshtim sa i përket numrit të rasteve të dyshimit të dublimeve dhe numrit të zgjedhësve jashtë listave.

Ndërsa KQZ ka shtyrjë edhe afatin për regjistrimin e koalicioneve më 24 prill duke shtyrë kështu edhe automatikisht edhe afatin për depozitimin e emrave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike duke e cuar atë në të hënën e 6 maijit.

PARTIA REPUBLIKANE KERKOI PERFAQESIM NE KZAZ e QV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i mbetur tashmë me vetëm katër anëtarë, pritet që të shqyrtojë dhe miratojë mbledhjen e sotme kërkesën e depozituar nga Partia Republikane, si e dyta parti e dytë më e madhe në koalicionin e djathtë për propozimin nga ana e saj të komisonerëve të nivelit të dytë dhe të tretë.

Pas miratimit të këkresës së grupit të djathtë parlamentare për përfaqësimin e PR me komisionerë në KQZ, tashmë kjo parti do të ketë të drejtën që të propozojë edhe komisionerë në KZAZ, KQV si dhe të GNV. Ndonëse KZAZ janë konstituuar me propozimet e dhëna nga LSI, këto emra do të zëvendësohen me propozimet që pritet të bëjë PR.

“Partia Republikane ka paraqitur në KQZ një kërkesë nëpërmjet të cilës kërkon të caktohet si parti, e cila ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar në KZAZ, KQV dhe të marrë pjesë në shortin për propozimin e anëtarit të GNV-së.

Kërkesën e saj Partia Republikane e mbështet ne fakti se, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila deri tani është radhitur si parti e shumicës parlamentare ka bërë të njohur publikisht daljen e saj nga partite që i përkasin shumicës parlamentare.

Në këto kushte sipas kërkesës së Partisë Republikane, kjo parti renditet e dyta ndër partitë që i përkasin shumicës parlamentare dhe i lind e drejta të propozojë anëtar në KZAZ, KQV dhe GNV”, thuhet në projektvendimin e administratës së KQZ.

Ndërkohë që në këtë projektvendim theksohet se “nisur nga fakti se Partia Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi largimin e saj nga grupi i partive që i përkasin shumicës parlamentare, rezulton se vendimi i KQZ-së nr. 1, datë 7.01.2013 pjesërisht nuk i përgjigjet më rrethanave apo kushteve konkrete, duke u bërë njëkohësisht edhe pengesë për rregullimin e mëtejshëm të marrëdhënieve juridike, pasi me kushtet e reja të krijuara, prish pikërisht baraspeshimin politik shumicë-opozitë në përbërjen e KZAZ-ve.

“Në këto kushte KQZ si organi administrativë i cili ka nxjerr vendimin nr. 1, datë 7.01.2013 “ Për caktimin e partive politike që kanë të drejtë të paraqesin propozime për anëtarë të KZAZ-ve për Zgjedhjet për Kuvend të datës 23.06.2013” në bazë të nenit 121 të Kodit të Procedurave Administrative ka të drejtë të bëjë ndryshimin e tij, në mënyrë që të respektojë dispozitat e Kodit Zgejdhor për sa i përket përbërjes së KZAZ-ve”, thuhet në projektvendim.

RAPORTI I AUDITËVE

Një vëmendje të madhe gjatë mbledhjes së sotme t`i kushtohet dhe raporteve të dy auditëve teknicienë për gjetjet e tyre në listat e zgjedhësve paraprake të afishuara në çdo qendër votimi.

Ky është raporti i tretë i tyre, ku mes njëri-tjeterit dy auditët Dashamir Çali i propozuar nga Denar Biba si dhe Genti Malko i propozuar nga Lefterie Lleshi kanë pasur përplasje lidhur me emrat e dubluar, personat e regjistruar pa adresë banimi apo dhe emrat e shkruar me shenja mes tyre.

Raportet e dy auditëve do të kenë të dhëna të grumbulluara nga listat në periudhën 3 mars deri në 3 prill. Sipas auditit të PS mund të llogariten rreth 50 mijë emra të dubluar si dhe me pasaktësi në të shkruarin e tyre.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën