Partia Republikane padit PD:
Na ka vjedhur një mandat

Partia Republikane padit PD:<br />Na ka vjedhur një mandat
TIRANE - Kolaicioni i djathtë duket se nuk është në momentin më të mirë të tij ku nga vetë aleatët e ka pasur deklarata të ndryshme se do të votojnë qeverinë e re apo ashtu siç ka patur akuza për vjedhje dhe manipulime të votave mes partive të kalicionit. Në një kërkesë ankimore, e cila pritet të shqyrtohet në KQZ, Republikanët në Qarkun e Shkodrës akuzojnë Partinë Demokratike po në  këtë qark se ka vjedhur dhe manipuluar nëpërmjet metodave të ndryshme votat e tyre, ku prej të cilave ata ishin të sigurt se do të fitonin një mandat deputeti në këtë qark.

PD sipas republikanëve ka përdoru manipulime të proceverbaleve, ndërprerjen e dritave apo dhe mënyra të tjera për të marrë votat e  PR-së. “Përsa i përketë kundërshtimit të vendimit për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të ZAZ nr.1 pretendojmë: “rinumërim ose pavlefshmërinë e rezultateve për QV 0001, 0065, 0026, 0029, si dhe QZ 0053 në ZAZ1 për shkak të korigjimit të dukshëm përkatësiht me 95, 100, 100, 100 dhe 80 vota më shumë në tabelën përkatëse të grupit të numërimit për subjektin zgjedhor PD (me këto tabela të rezultateve në këto 5 QV janë shtuar në total 475 vota.

Pasoja e shtesave prej 475 vota më tepër për subjektin e PD është direkte mbi të dhënat e subjektit tonë zgjedhor PR në Shkodër. Kjo është e argumentueshme me faktin se kandidati i Shkodrës për PR ka humbur mandatin për një numër të vogël votash në raport me ato të subjektit zgjedhor PD. Pretendojmë rinumërim për QV 0005, 0032, 0061, 0063, 0059, 0050, 0064, 0043, 0013 në ZAZ nr.1 për shkak se ka korigjime të dukshme dhe mospërputhje të numrit të votuesve që përfshinë vota të vlefshme dhe vota të pavlefshme me numrin e fletëve të gjetura më kuti, ç`ka do të thotë se rezultati i paraqitur në tabelat përkatëse mendojmë të jetë i manipuluar nëpërmjet ndryshimit dhe falisifikimit.

Pretendojmë rinumërim të rezultateve për QV 0076, 0075, 0072, 0071, 0074, 0070, 0065, 0069, 0068, 0066 në ZAZ nr.1 për parregullsi të materialeve zgjedhore për shkak se të gjitha tabelat e rezultateve të këtyre QV mbajnë të njëjtin numër serial identifikues konkretisht nr.serial 004017 ndërkohë që çdo numër serial duhet t`i korrespodojë vetëm një QV. Fotokopja me shifrat e korrigjuara ka shërbyer për të ndryshuar rezultatin”, thuhet në kërkesën ankimore të PR.

Ndërkohë që pretendimet për manipulime të votave janë dhe për ZAZ nr. 2 në këtë qark, ku PR kërkon: “pavleshmërinë e rezultateve të QV nr.0081, 0092, 0119 për shkak të pavlefshmërisë së procedurës pas mbylljes së votimit si dhë përpara numërimit sidomos duke patur parasysh rëndësinë e veçantë që kanë procedurat në procesin zgjedhor”. “Procesverbali i QV PV-KQV-08 i QV 0081 është dorëzuar dorazi dhe as nuk ishte futur në kutinë e votimit e as në kutinë e materialve.

Faksimile e kërkesës ankimore së PR për akuzat e vjedhjes së votave nga PD në Shkodër me logo
(Në foto: Faksimile e kërkesës ankimore së PR për akuzat e vjedhjes së votave nga PD në Shkodër)


Ndërsa në kutinë e fletëve të votimit të QV 0092 janë gjetur fletë më shumë se numri zgjedhësve. Rinumërim për 13 kutitë e fundit që janë numëruar në ZAZ nr.2 pas orës 20:00 të datës 25.06.2013 për shkak të problemtaikës specifike të rrëmujës së jashtëzakonshme të krijuar për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në mënyrë të përsëritur. Fikja e qëllimshme e dritave është bërë vetëm në sallën e numërimit dhe jo në ambientet e tjera të ZAZ.

Duke qenë se ato ishin kutitë e fundit që numëroheshin në të gjitha ZAZ e Qarkut Shkodër sepse ZZA e tjera të qarkut ishin mbyllur disa orë më parë procesin e numërimit respektiv. Ju paraqesim argumenta për manipulimin e qëllimshëm të një procesi gjatë të cilit me gjendjen e votave të numëruara deri në atë moment kandidati i PR për Qarkun e Shkodrës ishte në avantazh votash për fitimin e mandatit për deputet në këtë qark”, thuhet në ankimin e PR.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit