Partitë e vogla ankesë në KQZ, nuk
u janë dhënë aq para sa donin
Partitë e vogla ankohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për ndarjet e parave vjetore për partitë politike.
TIRANE- Partitë e vogla ankohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për ndarjet e parave vjetore për partitë politike. Partitë PSD, PDS, FRD, AK dhe PDK kanë depozituar në
KQZ një kërkesë për rishikimin e vendimit të institucionit ku ka bërë shpërndarjen e fondeve të partive politike, të cilat shërbejnë si ndihmesë financiare për mbijetesën e tyre. Në vendimin e KQZ-së theksohet se parat vjetore i marrin partitë që kanë mandate deputetësh në Kuvend, si edhe partitë që kanë marrë mbi 1% të votave në rang kombëtarë. Kësisoj sipas këtij vendimi, theksohet se para marrin PS, PD, LSI, PR, PDIU dhe FRD. Partia e Bamir Topit, pavarsisht se është përfituese, sërish kërkon ankimimin e vendimit pasi kjo forcë politike ka marrë 1.7% të votave në rang kombëtar.
“PS ka 41.36% të votave dhe ka marrë 7.858.400 lekë. PD ka 30.63% të votave dhe ka marrë 5.819.700 lekë. LSI ka 10.46% të votave dhe ka marrë 1.987.400 lekë. PR ka 3.02% dhe ka marrë 573.800 lekë. PDIU ka 2.61% ka marrë 495.900 lekë. FRD ka 1.70% ka marrë 323.000 lekë”, theksohet në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kësisoj, nga parat e shpërndara si ndihmesë financiare vjetore nuk ka përfituar asnjë nga dy aleatët kryesorë të PS-së, PSD e Skënder Gjinushit dhe PDS e Paskal Milos. Por krahas kësaj, edhe partia e Nard Ndokës, ku vetë ky është deputet nuk ka përfituar nga këto para pasi kryetari i PDK-së është zgjedhur deputet nga listat e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë, parat e mandatit të tij i kanë shkuar PD-së.
Ndër ankuesit është edhe Kreshnik Spahiu i partisë Aleanca Kuq e Zi, i cili që pas përfundimit të zgjedhjeve të 23 qershorit u zhduk nga arena politike. Por me afrimin e zgjedhjeve vendore të vitit 2015 duket se këto forca politike po kërkojnë më shumë para, në mënyrë që të fillojnë procesin elektoral që tani me takime me strukturat e partisë që të jenë të përgatitur për zgjedhjet.
Shkrimi u publikua sot 29 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.6%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32