Partitë çeke arrijnë marrëveshje për koalicionin qeverisës
Petr Fiala, kryetar i Partisë Demokratike Qytetare
Pesë parti çeke nënshkruan të hënën marrëveshje për formimin e qeverisë së koalicionit, duke u zotuar se do ta bashkërendojnë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Me marrëveshjen e re, Petr Fiala, 57 vjeç, nga Partia Demokratike Qytetare, pritet të jetë kryeministër i ri. Zgjedhjet parlamentare në Çeki janë mbajtur më 8 dhe 9 tetor.
Partia e Fialës së bashku me Kristian-Demokratët, Partinë TOP-09, Partinë Pirate dhe STAN kanë fituar 108 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit, e cila ka gjithsej 200 ulëse.
Marrëveshja e koalicionit prej 42 faqesh përshkruan detyrat e menjëhershme të Qeverisë së re, përfshirë adresimin e rritjes së infeksioneve me koronavirus, inflacionin e lartë dhe zvogëlimin e deficitit buxhetor.
“Ne duhet t’i zgjidhim problemet që i shqetësojnë njerëzit sa më shpejt që të jetë e mundur dhe duhet ta nxjerrim vendin nga krizat e shumta që ka në shëndetësi, ekonomi dhe nga kriza e vlerave”, tha Fiala.
Në lidhje me çështjet e jashtme të Çekisë, marrëveshja thotë se politika “do të zhvillohet në bashkërendim me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”.
“Ne do të vazhdojmë ta thellojmë bashkëpunimin me partnerët demokratikë në zonat e Azi-Paqësorit (si Tajvani, Japonia, Republika e Koresë dhe të tjerët)”, si dhe “do t’i rishikojmë marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën”, thuhet në marrëveshje.
Ajo nuk shpjegon se çfarë do të sjellë rishikimi i marrëdhënieve.
Presidenti çek, Millosh Zeman, i cili është kritikuar për qasje shumë miqësore ndaj Rusisë, ka thënë se është i gatshëm ta betojë Fialën si kryeministër, por nuk është e qartë se kur mund të ndodhë kjo, pasi Zeman ndodhet në spital.
Fiala do t’i jepte fund udhëheqjes së kryeministrit euroskeptik të Çekisë, Andrej Babish, dhe lëvizjes së tij populiste ANO./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.6%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gola dhe asiste, Qazim Laçi dhe Rrahmani shkëlqejnë në Çeki! Mesfushori shënon nga goditja e dënimit
4 Dhjetor 2024, 11:25
-
'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin
25 Nëntor 2024, 13:15
-
Liga e Kombeve/ Shqipëri - Çeki, shiten të gjitha biletat e ndeshjes së 16 nëntorit
30 Tetor 2024, 14:04
-
Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!
17 Tetor 2024, 11:22
-
Praga 'luftë' me turistët pijanecë: Urdhëron të kufizohet frekuentimi i klubeve gjatë natës
16 Tetor 2024, 18:37
-
Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqën ekipin?
12 Tetor 2024, 10:19
-
VIDEO/ Përdhosja e simboleve kombëtare dhe territori i Kosovës nën flamurin serb, përleshje në Pragë mes tifozëve të Shqipërisë dhe Çekisë
12 Tetor 2024, 08:12
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor 2024, 22:39
-
Çeki - Shqipëri në Ligën e Kombeve, UEFA cakton arbitrat nga Franca për drejtësinë
8 Tetor 2024, 12:09
-
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit që luhen në ‘Air Albania’, Shqipëri -Çeki dhe Shqipëri - Ukrainë
25 Shtator 2024, 18:43
-
Liga e Kombeve/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki - Shqipëri
22 Shtator 2024, 10:05
-
VIDEO/ Qazim Laçi shënon në Champions League, mesfushori i Kombëtares me një lëvizje 'shtrin' tre kundërshtarët
18 Shtator 2024, 20:09