Partitë e mëdha politike në analizë, Valteri në Report Tv: Priten 18 arrestime nga SPAK për incenertorët, shtatori sjell ndryshime nëse do Rama! Shabani: Kam besim tek drejtësia

Partitë politike dhe analiza e votuesve shqiptarë ishte fokusi në ‘Pro dhe Kundër’ me gazetaren Besmira Pelushi në Reprot Tv. Kreu i nismës Thurje, Endrit Shabani dhe ish deputeti Halit Valteri janë në të njëjtën linjë se forcat e mëdha politike janë të korruptuara si dhe kanë besim tek drejtësia, sidoqoftë për Shabanin ka shpresë, ndërsa për Valterin, është e vështirë.

Sa i takon përballjes me drejtësinë me zyrtarët e lartë, Shabani thotë se aktualiteti është shumë herë më ndryshe se në kohën e Berishës. Sidoqoftë, ai thotë se retorika e Ramës ‘përgjegjësia është personale’, nuk është e mjaftueshme pasi mungon përgjegjësia politike.

“Në kohën e Berishës, mbroheshin edhe ata që përballeshin me drejtësinë. Tani ka një përmirësim nga kjo anë, po kjo s’është meritë e PS-së por e një drejtësie që pak nga pak po konsolidohet dhe po ndahet nga politika. Përgjegjësia politike nuk është individuale ajo penale po.”-tha Shabani në Report Tv.  

Por për ish deputetin, Valteri në Shqipëri nuk mund të pretendosh më moral në politikë. Është pothuajse zero sipas tij. Sipas tij priten 18 arrestime të reja nga SPAK për dosjen e inceneratorëve.

“ Shqipëria nuk ka moral, përderisa janë qeverisur 2 herë nga Meta, i cili kripu gjithë sistemit e tenderimeve dhe administratën shtetërore... Moralisht askush nuk jep llogari. Nëse do flisnim për moral, Rama duhet të jepte dorëheqjen. Këta janë gati të bëjnë pakt me djallin për të ndenjur në pushtet. Do dalin nga 20, 18 i di unë për këtë dosjen e inceneratorëve. Do dali dhe Monika dhe Vasili. Pa marrë lejen e Metës nuk firmoste ai. Te gjithë janë të korruptuar. Kanë ardhur me opinga në Tiranë sot ka rroba 20 mijë euro. Këtu po krijohen pashallarë.”- thotë Valteri.

Pritshmëritë për shtatorin i ndanë sërish dy të ftuarit në Report TV. Shabani sheh shpresë tek avancimi i SPAK dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë ndërsa Valteri thotë se lokomotiva e ndryshimeve varet vetëm nga Rama.

Shabani: Kam shpresë që vjetra do shkërmoqet. Dalngadalë në Shqipëri do krijohen kushtet për të ndryshuar klasën politike. Kët është moment kyç dhe deciiziv në shoqërinë shqiptare.

Valteri: Nuk kam pritshmëri sepse shtatori politik është një kalkulim i kryeministrit për të qeverisur vendin.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ????????????????????: 28/07/2023 23:07

    Boo politikanet e te ardhmes, nga e djathta ne te majte, flamur , car turpi keto do jene politika jone ne te ardhmen shembulli me i mire, guret e vorrit te gjithve

    Përgjigju
  • Iliria: 28/07/2023 15:34

    More si ka mundësi që pa filluar akoma dhe na flasin nga jashtë.Shikoni dhe do të dëgjoni...?.Lumë si ne për këta të ardhshëm politikan,që vetëm rrugën për trimëkëmbur ekonomin nuk ç'faqin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të re, puth flamurin kombëtar

Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të re, puth flamurin kombëtar