Partitë s’deklarojnë shpenzimet në
fushatë, KQZ: Masa administrative

Partitë s’deklarojnë shpenzimet në<br />fushatë, KQZ: Masa administrative
Nëpërmjet një deklarate për mediat, KQZ ka deklaruar sot se nga 18 parti politike të cilat morën pjesë në zgjedhjet 25 qershorit, vetëm 8 prej tyre kanë zbatuar ligjin dhe kanë dorëzuar pasqyrën e  shpenzimeve financiare gjatë fushatës.

Sipas ligjit “ Për partitë politike”, çdo subjekt politik i cili është i regjistruar në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

Ndërkohë nga ana e KQZ-së nuk është bërë e ditur se kush janë subjektet politike që kanë dorëzuar kanë dorëzuar raportin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se raporte e dorëzuara do të bëhen publike brenda muajit tetor.

Gjithashtu KQZ ka bërë të ditur se do të ndërmarri masa administrative ndaj 10 subjekteve politike që nuk e kanë dorëzuar raportin.

Deklarata për mediat  e KQZ:
Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj për raportimin financiar të fushatës zgjedhore nga partitë politike

Ligji “Për partitë politike “i ndryshuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017, ka përcaktuar që çdo parti politike që është regjistruar në zgjedhje duhet të bëjë publik dhe të dorëzojë pranë Komisionit Qendror të Zjedhjeve një raport për deklarimin financiar të fushatës.

Për herë të parë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve.

Afati i ligjor për zbatimin e këtij detyrimi ligjor nga ana e partive politike ka qënë data 25 shtator 2017. Nisur nga fakti që ky raportim bëhet për herë të parë për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, KQZ ka komunikuar në mënyrë intensive me financiarët e partive politike duke ju kërkuar zbatimin e ligjit “Për partitë politike” dhe dorëzimin e raporteve financiare të fushatës zgjedhore.

Deri tani, nga 18 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit, pranë KQZ-së e kanë dorëzuar raportin financiar të fushatës zgjedhore vetëm 8 parti politike. Në zbatim të ligjit “Për partitë politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë masa administrative për partitë politike të cilat kanë shkelur ligjin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma