Partizani e Kukësi mësojnë
rivalët e tyre nëse kualifikohen

Partizani e Kukësi mësojnë<br />rivalët e tyre nëse kualifikohen
Po kaluan Ferencvaros të kuqtë do ndeshen me fituesin e çiftit Salzburg-Liepaja, ndërsa Kukësi me çiftin Shirak-Spartak Trnava
Deri aty rruga është ende e gjatë, por gjithsesi skuadrat shqiptare në Europe, ndërsa janë në kulmin e luftës për të kaluar turet përkatëse, mund të njohin edhe rivalët e tyre në rast të një avancimi eventual. Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundet e treta eliminatore në Champions dhe Europa League. Partizani nëse arrin të kalojnë Ferencvaroshin do të përballet në turin tjetër me fituesin e ciftit FC Salzburg-Liepaja, me austriakët që janë rivali më i mundshëm duke qenë se kanë fituar 1-0 takimin e parë të luajtur në Austri.

Klubi austriak padyshim një emër në ngjitje në futbollin europian falë krahëve të sponsorizimit nga Red Bulli, ka vendosur hegjemenoni e tij në futbollin austriak ku ka fituar 5 nga 6 titujt e fundit dhe në 4 prej këtyre sezoneve i ka shoqëruar edhe me Kupën e Austrisë duke kompletuar triumfin e dyfishtë. Skuadra në total kushton plot 49 milionë euro, vlerë kjo disa herë më e lartë se ajo e Partizanit. Në përbërjen e saj bëjnë pjesë lojtarë si Jonathan Soriano, ndërkohë që nuk mungon edhe një futbollist me origjinë shqiptare, pikërisht Valon Berisha. Kundërshtari tjetër i mundshëm skuadra letoneze e Liepaja përfaqëson një skuadër me më pak potencial të paktën në letër. Është një skuadër shumë e re, pasi klubi është themeluar vetëm në mars të 2014 pas shkrirjes së Liepaja Metalurgs dhe skuadra e saj përbëhen në shumicën dërrmues nga lojtarë vendas. Takimet e para të raundit të tretë eleminator në Champions do të luhen në 26 dhe 27 korrik dhe ato të kthimit një javë më pas.

Një shans i mire për të vazhduar rrugën më tej në Europa League. Edhe pse duhet të luajë ende edhe ndeshjen e kthimit në raundin e dytë paraeliminator të Europa League ka Kukësi. Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së tretë që paraprin raundin play-off dhe në rast kualifikimi, Kukësi mund të peshkojë një kundërshtar më të lehtë se Austria e Vjenës. Bëhet fjalë për çiftin Shirak-Spartak Trnava, dy kundërshtarë të kalueshëm në letër nëse marrim parasysh paraqitjen pozitive të verilindorëve në sfidën e “Ernst Hapel” por edhe takimet me malazezët e Rudar ku Kukësi ishte dukshëm më superior. Përballja e parë mes armenëve dhe sllovakëve u mbyl në barazim 1-1, çka do të thotë se Spartak Trnava është lehtësisht i favorizuar për të kaluar në fazën tjetër.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)