Partizani ka përfituar në mënyrën më të mirë nga ndalesa e Vllaznisë pasi ka fituar 1-2 supersfidën e javës së 20 të Superligës kundër Kukësit.
Fillimisht për të kuqtë realizoi Çinari, ndërsa më pas Murataj, i cili u akuzua se nuk respektoi 'fair-play-n'.
Për këtë arsye Partizani lejoi një gol të Kukësit, por që nuk ndikoi për tre pikët.
Me këtë fitore Partizani rikthehet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Vllaznia, e cila sot barazoi 1-1 kundër Skënderbeut në Korçë.