Partizani ka dhënë një shkëndijë përvëluese para derbit me Tiranën që zhvillohet të shtunën, duke shkatërruar 5-0 Kukësin për javën e 23 të Superligës. Një fitore që përveç 3 pikëve i ka rritur shumë edhe vetëbesimin skuadrës së drejtuar nga Mehmeti.
“Ishte një fitore që e prisnim dhe erdhi me një rezultat shumë të madh. Ishte një fitore që i riktheu besimin grupit dhe erdhi në një moment të mirë pas ndeshjes derbi,”-deklaroi Stenio Junior, futbollisti brazilian i Partizanit.
Ky do të jetë derbi i 3 për këtë sezon, ndërsa dy të parët janë fituar nga Tirana.
“Ne kemi objektivin tonë dhe e dimë rëndësinë që ka fitorja në derbi. Lojtarët shpresojnë te fitorja për të vazhduar më mirë, me vetëbesim në ndeshjet e tjera të kampionatit, pasi deri më tani nuk kemi bërë asgjë. Besimi në këtë moment është rritur dhe besoj se do jetë një derbi me histori ndryshe nga të tjerët në këtë sezon,”-u shpreh Stenio Junior, futbollisti i Partizanit.
Tirana është kryesuesja e Superligës, ndërsa edhe bardheblutë të mërkurën likuiduan pastër 0-2 Teutën.