Partizani 'mbush arkat', Hadroji i jep 500 mijë euro! Gati kalimi në Turqi

Partizani 'mbush arkat', Hadroji i jep 500 mijë euro! Gati kalimi në Turqi

Andi Hadroj në dyluftim me Mazrekaj

Mbrojtësi i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, Andi Hadroj është pranë kalimit në Superligën e Turqisë. Gazientep ka ofruar 500 mijë euro për të kuqtë, teksa pukjani do përfitojë një pagë prej 30 mijë eurosh në muaj me kontratë për tre sezonet e ardhshme.

I dalë nga moshat e Laçit, Hadroji shkëlqeu për tre sezone me Bylisin para se në 2022 të bashkohej me Partizanin dhe falë paraqitjeve të mira ia doli të luajë tre ndeshje me Kombëtaren, duke qenë edhe në grumbullimin e fundit të kuqezinjve.

Pas shitjes së Skukës për 1.4 milionë euro te Metz, duket se Partizani do arkëtojë gjysmë milionë euro nga Hadroji, që është me një këmbë në elitën e Turqisë. Kampionët e Shqipërisë duket se janë duke funksionuar të mirëorganizuar, teksa kanë nisur shitjen e "xhevahirëve".

Sezonin e fundit, Hadroj luajti 34 ndeshje në Superligë, duke koleksionuar 3342 minuta. Veç Superligës, Hadroji është pjesë edhe e ndeshjeve evropiane të Partizanit. Përballja e sotme kundër Atletic Escaldes duket se do jetë e fundit për të me fanellën e të kuqve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente