Faza e parë e kampionatit mbyllet me Partizanin si kryesues me 3 pikë më shumë se Skënderbeut pas 9 javëve të zhvilluara.
 
Fitoren e fundit demat e kuq e morën në Durrës, teksa mundën ekipin e Teutës me rezultatin minimal 0-1 me golin e Trashit në të 71’.
 
Edhe Tirana u rikthye te fitorja përballë Kukësit 2-1.  Kjo ishte fitorja e parë e teknikut Ilir Daja që e nis në mënyrën më të mirë debutimin me bardheblutë,
 
të cilët u ndihmuan edhe nga fati ndaj nën kampionëve të vendit, pasi goli i Mucës në të 7’ u pasua me një autogol nga Veliu në të 38’ duke e bërë më të lehtë misionin.
 
Ndërsa për Kukësin shënoi në fund Mici sa për statistika. 


d.b/shqiptarja.com