Partizani me pesë mungesa kundër Teutës

Partizani me pesë mungesa kundër Teutës

Partizani

Teuta dhe Partizani luajnë të shtunë më 17:00 për javën e dhjetë në Superligë. Të dyja skuadrat vijnë nga fitoret, respektivisht kundër Dinamos dhe Erzenit.

Te të kuqtë ka "dhimbje koke", me trajnerin Arbër Abilaliaj që do ketë pesë mungesa. Saliu Sembene, Eljon Sota, Da Silva, Andi Hadroj dhe Mba vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk do jenë gati për stafin teknik.

Edhe pse "të gjymtuar", te Partizani janë të gatshëm të sakrifikojnë duke futur emra të rinj dhe pa minuta në këmbë, duke zëvendësuar pesë lojtarët titullarë që janë jashtë për shkak të lëndimeve.

Pas javës së nëntë (të dyja skuadrat kanë një ndeshje më pak) Partizani me 17 pikë mban vendin e dytë, ndërsa me 11 pikë Teuta është në vendin e tetë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'

GJKKO i kthen makinën Klea Gjatës, për të dashurën e Laert Haxhisë ndryshohet masa në 'detyrim paraqitje'