Partizani miqësore me Dinamon e Zagrebit, Skënderbeu përballet me Tiranën në Durrës

Skuadra e Partizanit prej 5 ditësh ka filluar fazën përgatitore në Antalya të Turqisë aty ku me grupin janë stërvitur normalisht edhe dy blerjet e reja Fatjon Jusufi dhe Alesio Hyseni. Për Gegën mesfusha tanimë është e plotësuar, por trajneri tropojan e ka bërë të qartë se për të luftuar si i barabartë me Kukësin duhen edhe 3 goditje të tjera. Deri më tani nuk dihet se kush do të jenë dy blerjet për të përforcuar mbrojtjen, ndërsa përsa I përket sulmit emri më I përfolur është ‘bomberi’ i Nefçit Kvame Karikari.

Partizani ndryshe nga ç’kishte konfirmuar më parë, miqësoren e tretë me datë 14 janar nuk do ta luajë kundër Shakhtar Karagandit, por kundër Dinamos së Zagrebit. Ndërkohë dy miqësoret e tjera të kuqtë do ti zhvillojnë ndaj Sivasporit dhe Antaliasporit, konkretisht me 9 dhe 11 janar.

Ashtu si Partizani edhe Kukësi vijon përgatitjet në Antalya të Turqisë. Atmosfera te verilindorët është mjaft optimiste sidomos pas blerjes së Rrocës dhe Shkurtajt nga Luftëtari. Lajm i mirë është edhe rikthimi i Simon Rrumbullakut, mbrojtësit të majtë i cili ka lënë pas një dëmtim të gjatë.  Ai thotë se ky moment i vështirë është lënë pas dhe se Kukësi është gati për të luftuar për titullin kampion.

“Deri më tani shoh që jemi ne dhe Partizani për titull. Shpresojmë që të ketë ekipe të tjera që të jetë akoma më kompetitiv kampionati, por ne do bëjmë punën tonë, do japim maksimumin dhe do arrijmë atje ku duhet.”

Ndërkohë si Skënderbeu ashtu edhe Tirana, dy skuadra të cilat nuk kanë bërë asnjë goditje në merkato dhe që fazën përgatitore po e zhvillojnë në Shqipëri, do të përballen me njëra-tjetërn në një miqësore që do të zhvillohet me 9 janar në Durrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!