Lulzim Sallaku nuk do të jetë më president i ekipit të Partizanit. Përmes një komunikate për shtyp, klubi ka sqaruar se njeriu që e ngriti ekipin e Partizanit në Kategorinë Superiore këtë edicion nuk do të vazhdojë të jetë më president.
Shkak i largimit të Sallakut jepen arsyet familjare. Largimi i tij nga Partizani ka spostuar Gazmend Demin në krye të ‘demave të kuq’, pasi edhe ky i fundit ka 50 % të aksioneve.
Pas tre javëve të para të kampionatit, Partizani ka treguar ka treguar se akoma nuk është gati për të pretenduar për titullin kampion.
Fitorja në Krujë u pasua nga një humbje në Laç dhe nga një barazim në “Qemal Stafa” kundër Bylisit. Me largimin e Sallakut pritet që të ndryshojë edhe akomodimi i ekipit të Partizanit.
/Shqiptarja.com