Partizani në alarm para derbit, 6 emra rrezikojnë prej dëmtimeve

Partizani në alarm para derbit, 6 emra rrezikojnë prej dëmtimeve

Foto ilustruese

Partizani dhe Tirana luajnë të enjte në 19:00 për javën e gjashtë (e prapambetur) të Superligës. Në "Air Albania" të dyja skuadrat vijnë nga fitoret, ndërsa klima në ekip nuk është e mirë, kjo për shkak se këtë herë ekipet vijnë nga largimet e trajnerëve.

Si Orges Shehi dhe Zoran Zekic nuk janë më në pankinat respektive, ndërsa te Partizani ka edhe probleme sa i takon formës fizike. Da Silva, Mba dhe Hadroj kanë shqetësime dhe duket se Arbër Abilaliaj do ketë probleme në përzgjedhjen e titullarëve.

Nga ana tjetër, Sembene është mungesë e sigurt. Edhe Preka vuan një dëmtim, çka e bëri të linte grumbullimin me U-21 e Shqipërisë. Për t'u theksuar edhe gjendja jo e mirë fizike e Eros Grezdës.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Tirana mban vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa me 11 pikë dhe me gjashtë ndeshje të luajtura, Partizani renditet i pesti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)