Partizani në krye edhe me barazim, Brdaric: Të vjen keq si Vllaznia pësoi golin! Zbulohet axhenda e javës së 11

Partizani do vijojë të ruajë kreun e Superligës edhe pas javës së 10 pavarësisht barazimit 2-2 në supersfidën me Vllazninë. Pikën që e mban në vendin e parë, kundrejt Egnatias, të kuqtë e siguruan në minutat shtesë, duke mërzitur publikun shkodran.

“Ishte hera e parë që luaj në Shkodër dhe kishte një atmosferë të mrekullueshme ndaj një kundërshtari cilësor. Besoj se luajtëm pak më mirë, por nuk dua të tregohem arrogant pasi edhe Vllaznia u përpoq,”-u shpreh Aleksandr Veselinovic, trajner i Partizanit.

“Të dhemb gjithmonë kur pëson këto gola në fund të ndeshjes. Ishte një episod i thjeshtë që na ndëshkoi edhe pse nuk e nisëm mirë lojën, ishim nervoz, por më pas treguam moral dhe bëmë një paraqitje pozitive ndaj një kundërshtari cilësor,”-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Egnatia kampione në fuqi mban vendin e 2 me 16 pikë, teksa këtë fundjavë barazoi 1-1 kundër Dinamos së Ilir Dajës, që gjithashtu ka 16 pikë, por mban vendin e 3. Tirana humbi 2 pikë kundër Laçit, pasi kurbinasit barazuan në limite 1-1, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe dueli tjetër Elbasani-Skënderbeu. Befasia më e madhe ishte disfata 4-0 që Bylisi i vendit të fundit i shkaktoi Teutës. Një rezulat që ballshiotët i ngjiti në vendin e 9.

Java e 11 e Superligës nis të mërkurën në orën 14:00 me sfidën Laçi-Egnatia, ndërsa vijon në orën 17:00 me dy përballje të tjera, Tirana-Vllaznia dhe Skënderbeu-Partizani. Të enjten janë në program Dinamo-Bylis dhe Teuta-Elbasani.   

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?