TIRANE- Javët e fundit të kampionatit shqiptar priten me hije dyshimi. Ekipi që po u frikësohet më shumë aleancave në dy ndeshjet e fundit të kampionatit është Partizani, pasi rrezikon vendin e tretë në renditje që e dërgon në Kupat e Evropës. Por, për të shmangur çdo frikë të mundshme, të kuqtë e kanë vetë gjithçka në dorë, pasi duhet të fitojnë me cdo kusht me Skënderbeun sot.
Të kuqtë u tremben thashethemeve, që Skënderbeu do të tolerojë ndeshjen e fundit përballë Laçit nëse do të fitojë sot me Partizanin, pasi bardhezinjtë do të ngjiteshin në vendin e dytë, teksa frika nga Teuta nuk ekziston duke ke qenë se ndeshjen e fundit e ka në Shkodër dhe Vllaznisë i duhen pikët për mbijetesë. Për të rrëzuar këta skenarë, Partizani duhet që të fitojë sot me kampionët e vendit për të shuar cdo dyshim për vendin e tretë.
Në prag të ndeshjes atmosfera në kampin e ‘demave të kuq’ është optimiste, pasi edhe mbështetja do të jetë maksimale në stadium duke qenë se hyrja do të jetë falas. Një tjetër ndeshje e rëndësishme sot është edhe Flamurtari – Tirana. Dy ekipet ende nuk kanë siguruar gjë matematikisht duke premtuar për një ndeshje emocionuese dhe me intensitet të lartë në Vlorë. Në prag të sfidës kanë folur për mediat edhe dy trajnerët e ekipeve respektove.
Gjoka i Flamurtarit deklaron se ekipi është i karikuar maksimalisht. “Kemi përpara një ndeshje të rëndësishme që vlen sa i gjithë sezoni. Do të luftojmë fort përballë një kundërshtari që ka bërë mirë këtë pjesë të sezonit dhe do të japim maksimumin për të marrë fitoren” tha ia. Ndërsa përsa i përket grindjeve mes Veliut dhe Dushkut gjithçka është harruar, pasi dy futbollistët kanë publikuar edhe një foto së bashku në Facebook. Konfirmimin për normalizimin e gjendjes e jep edhe Gjoka “Debatet janë pjesë e lojës, si Veliu ashtu dhe Dushku janë profesionistë.
Ai ishte një moment i veçuar gjithçka midis tyre është sqaruar shumë shpejt” përfundoi ai. Ndërsa Magani edhe pse i duhet edhe një pikë për mbijetesën shprehet se në Vlorë shkon për fitore. “Ne bëjmë llogaritë tona, pas Flamurtarit kemi një finale përballë Besës, kështu që ne do të bëjmë detyrën dhe maksimumin” theksoi trajneri i 24 herë kampioënve të vendit. Në ndeshjet e tjera, Laci pret Kastriotin, Kukësi ekipin e Lushnjes, Besa zhvillon ndeshje e edicionit me Vllazninë.
Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com