Karlos Julio Robles Rocha është përforcimi më i fundit i 15 –të herë Kampionëve të Vendit. Mesfushori kolumbian ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi me klubin e Partizanit. Per 23 vjeçarin Partizani do të jetë edhe aventura e parë në Europë pas eksperiencave në kampionatin Kolumbian. Ai aktivizohet si shkatërrues ose në krahun e djathtë në mesfushë.
Rocha erdhi para disa ditesh ne klub i shoqeruar nga agjenti i tij i njohur Cordoba, ish-lojtari i Interit. Ne fakt nuk ishte nje prove e mirfillte pasi lojtari vinte nga nje kampionat me kualitet. Ai e ka filluar karrieren te Deportes Quindío ku ka luajtur per disa vjet dhe me pas eshte aktivizuar edhe te Once Caldas. Ai ka lujatur edhe per kombetaren e moshave te Kolumbise ne Boterorin U17 ne 2009.
Sigurisht qe gjithkujt i vjen ndermend pyetja se si ka mundesi qe Rocha mund te federohet disa jave pas fillimit te sezonit. Merkato per Superligen eshte ne fakt e mbyllur, por ajo e Kategorise se Dyte u mbyll vetem kete jave qe filloi sezoni i kesaj kategorie. Në këto kushte, Partizani e federoi lojtarin si pjesë e skuadrës B.
Partizani B të dielën nisi kampionatin e Kategorisë së Dytë në transfertë ndaj Shënkollit me nje barazim 1-1. Sipas rregullores, Partizani mund të aktivizojë çdo fundjavë te skuadra B pesë lojtarë, që nuk janë përfshirë nga ekipi i parë. Kjo gjë mund të ndodhë edhe anasjelltas. Kështu që, falë kësaj hapësire, Partizani i trajnerit Starova ka mundësi që ta shfrytëzojë mesfushorin kolumbian, pa pritur që të hapet merkato e janarit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com