Ndeshjet e Superligës kanë përfunduar me rezultate surprizë, por jo me shumë vlerë. Kështu Shkumbini i zhtyur në vendet e fundit të renditjes ka fituar me rezultatin 2-1 përballë Bylisit. Golat për ekipin e Bylisit i shënoi Dervishi dhe Lluca, duke kthyer avantazhin e golit të Bakiut në minutën e 25’.
Edhe Tomorri ka fituar me Lacin 2-0 me golat e Arbrit dhe Sulejmanit. Kryendeshja e javës mes Tiranës dhe Vllaznisë ju ka buzëqeshur vendasve me golin e Likës në minutën e 48’ me penallti.
Loja ka lënë për të dëshiruar duke treguar nivelin e dobët të kampionatit tonë. Në fund të ndeshjes trajneri Dede u shpreh i kënaqur me rezultatin, ndërsa Bushati i Vllaznisë me performancën e të rinjve.
Por ajo që vlen më shumë që të theksohet këtë javë është rikthimi i Partizanit në kategorinë Superiore pas 4 vitesh mungesë.
Fitorja me rezultatin 2-1 përballë Naftëtarit u ka dhënë të drejtën demave të kuq që të ngjiten mes më të mirëve, po ashtu edhe Lushnjes, por ka shtyrë festën për shpalljen si kampion të kategorisë.
Megjithatë rikthimi i Partizanit ka mbushur këtë javë me emocione.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com