Partizani rikthehet te fitorja me
Besën, Lushnja paqe me Vlllazninë
Partizani gjen fitoren në javën e katërt të kategorisë superiore në Kavajë pas barazimit me ekipin e Ballshit në Tiranë pak ditë më parë.
Partizani gjen fitoren në javën e katërt të kategorisë superiore në Kavajë pas barazimit me ekipin e Ballshit në Tiranë pak ditë më parë. Besa nuk ka mbajtur të pa prekur portën për më shumë se 61’ duke iu dorëzuar në fund demave të kuq të drejtuar nga Hasan Lika dhe me një president të ri. Kjo ishte ndeshja e parë e ekipit të Partizanit pa Lulzim Sallakun në krye, pasi nga kjo javë e në vazhdim Gazmend Demi ka marrë frenat e ekipit kryeqytetas në dorë.
Pjesa e parë nuk ka qenë shumë e mirë për ekipin e Partizanit që nuk arrin shumë herë në portën kundërshtare, pasi Besa ishte më e shpjetë dhe saktë në të gjitha veprimet.
Por në pjesën e dytë përmbyset rrjedha e lojës, me Partizanin që sulmon pa pushim, ndërsa vendasve iu bien bateritë duke qenë shumë larg formës së pjesës së parë. Pas disa aksioneve të rrjedhshme në fillim të pjesës së dytë, ekipi i Likës gjen golin me Mitrajn në minutën e 61. Goli u jep tre pikët e plota miqve që në fund të katër javëve të para regjistrojnë 7 pikë, dy fitore, 1 barazim dhe një humbje.
Ndeshja e dytë e Superiores dje është zhvilluar në ‘Roza Hxhiu’ të Lushnjes me vendasve dhe Vllaznisë. Nën një atmosferë mjaft entuziaste të krijuar nga tifozeria vendase ndeshja ka nisur mjaft e fortë për të dy ekipet në mesin e fushës. Por më të saktë në fillim tregohen miqtë që shënojnë me Tafilin në të 13’ duke surprizuar ekipin e Banos. Por, lagunarët nuk dorëzohen lehtë dhe në minutën e 21 barazojnë shifrat me Cankën.
Dy golat e shpejtë në fillim krijuan idenë që do të kishte një festival në minutat në vazhdim, pasi loja ishte e hapur, por deri në fund nuk u shënua asnjë gol tjetër duke bërë që dy ekipet të ndaheshin në paqe. Nesër do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të javës së katër. Spikat derbi Tirana-Skënderbeu, Kukësi – Teuta, por edhe Flamurtari-Kastrioti dhe Laci-Bylis.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56