Partizani sfumohet në Lushnje,
Teuta heroike ndal Skënderbeun
Teuta nuk ka arritur që të mundë ekipin e Skënderbeut në Korçë, pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Ndërsa Partizani ka humbur në Lushnje me rezultatin 2-0 duke mos bindur as me lojë.
Lushnja ka rikthyer Partizanin me këmbë në tokë pas fitores së derbit të kryeqytetit përballë ekipit të Tiranës. Lagunarët e drejtuar nga trajneri i njohur tashmë për publikun shqiptar, Bano ka arritur që të mundë Partizanin e madh me dy gola, por mbi të gjitha edhe me një lojë të mirë duke i kthyer të kuqtë në inekzistentë në fushën e blertë që për 90’ minuta, që mirë që nuk pësuan më shumë nga vendasit.
Në pjesën e parë Koreshi ka humbur një mundësi të mirë, pas një asisti të dhënë nga Cela nuk arrin të gjuajë saktë në portë duke humbur një rast të artë. Në të 43-ën një pasiguri e portierit Hoxha mund ta kishte ndëshkuar Partizanin, por mbrojtja e kuqe ndërhyn në kohë. Në pjesën e dytë, Partizani akoma i pa vendosur mirë në fushë pëson golin e parë me anë të Trashit, që pasi shmangu disa mbrojtës, goditi saktë në hyrje të zonës duke mos i dhënë asnjë shans portierit Hoxha.
Pas golit Lushnja është më e qetë duke kontrolluar lojën me bindje, teksa në të 59’ me Koreshin realizon dopietë duke vulosur humbjen e Partizanit. Fitorja e Lushnjës mund të kishte qenë edhe më thellë nëse Canka do të tregohej më i qetë në rastet që iu paraqitën në minutat 72 dhe 81. Ndërsa në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Korçë mes ekipit të Skënderbeut dhe Teutës cdo gjë ka përfunduar në barazim duke mos ndryshuar asgjë në renditjen e kryesuesve.
Teuta shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e dytë shtesë në pjesën e parë me anë të Xhafajt. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa në pjesën e dytë është Morina që shënon golin e barazimit për ekipin e Korcës që nuk shkon më shumë se barazimi me durrsakët që nuk u ndahen në renditje në edicionet e fundit. Pas ndeshjes të dy trajnerët e ekipeve respektive u shprehën të kënaqur me pikën për mënyrën se si erdhi loja. Pas tyre vjen ekipi i Partizanit që nëse nuk do të kishte humbur, do të kishte marrë kryesimin e kampionatit. Të dielën do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të javës së tetë të kategorisë superiore në kampionatin kombëtar të futbollit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45