Partizani si Real Madridi, këtë sezon 'fluturon' në krahasim me të kaluarin! Trajneri Colella: S'jemi ende një skuadër shumë e fortë

10 pikë më shumë ka Partizani në krahasim me sezonin e kaluar në Superligë. Pas mbylljes së fazës së parë të kampionatit është kohë bilancesh dhe të kuqtë në këtë rast janë tejet të kënaqur. Fitorja 1-4 në javën e nëntë të Superligës e ngjiti në kuotën e 19 pikëve, 4 më shumë se Erzeni dhe Tirana ndjekëse, ndërsa një vit më parë, pikërisht në këtë moment kur drejtohej nga Ilir Daja kishte vetëm 9 pikë dhe renditej i teti.

Një tjetër aspekt që tregon supermacinë e Partizanit këtë sezon janë ndeshjet në transfertë. 12 nga 19 pikët që kanë gjithsej janë fituar larg shtëpisë, duke e bërë Partizanin skuadrën e vetme bashkë me Real Madrid këtë sezon që kanë 100% të pikëve në fushat kundërshtare.

“Do ta vlerësoja pozitivisht atë që ka bërë skuadra deri më tani. jemi stërvitur dhe kemi punuar mjaft mirë, por është ende herët për të folur për titullin. duhet të vazhdojmë me këtë ritëm sepse ende nuk mund të themi se jemi një skuadër shumë e fortë,”-u shpreh Giovanni Colella, trajneri i Partizanit.

Ndërkohë sezonin e kaluar pas mbylljes së fazës së parë ishte Tirana kryesuese me 20 pikë, 5 më shumë se ç’ka aktualisht, ndërsa një humbje me 6 pikë ka edhe Teuta, që tani mban vendin e fundit në Superligë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë