Partizani-Skënderbeu, 265 policë në
gatishmëri në Elbasan/ Plani i masave

Partizani-Skënderbeu, 265 policë në<br />gatishmëri në Elbasan/ Plani i masave
Policia e Elbasanit ka hartuar planin e masave për ndeshjen që do të zhvillohet nesër në 17:00 mes Partizanit dhe Skënderbeut.
 
Sipas policisë nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit ‘Elbasan Arena’.
 
Nga “Kryqëzimi  i  rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve.
 
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 265  punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan dhe Komisariatet vartëse  të saj.
 
Të  gjithë  sportëdashesit  duhet të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti , ndërsa në stadium unk do të lejohen sende të forta, shishe, fishekzjarre, monedha, çelësa.
 
Ndeshja e nesërme ka një interes të veçantë, pasi nëse Partizani fiton i rrëmben vendin e parë Skënderbeut, që aktualisht ka dy pikë më shumë.
 
Masat për ndeshjen
Masat e marra nga Policia e  Elbasanit për zhvillimin normal të ndeshjes   kombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve  “K.F.Partizani”  dhe “K.F.Skëndërbeu”
Drejtoria Vendore   e  Policisë  Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal të ndeshjes  kombëtare  të  futbollit  ndërmjet  ekipeve “K.F.Partizani”  dhe “K.F.Skëndërbeu”, e cila do të  zhvillohet  më  datë 30.10.2016 në  orën  17:00,  në  Stadiumin  “Elbasan  Arena”.
Sa me sipër ,  në   orën  15:00,    të  datës  30.10.2016 ju  bëjmë  me  dije  se:
             Nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit.
             Nga “Kryqëzimi  I  rrugës së Tapeteve” deri tek “Ish-Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi I mjeteve
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 265  punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë    Elbasan dhe Komisariatet vartëse  të saj.
Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të  çfarëdolloji)
c) fishekzjarre
 
d) monedha  apo  metale  (të  çfarëdolloji)
e) çelësa  të  ndryshëm
Në të  kundert  NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.
Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.
Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen,    përreth   Stadiumit,  nga  ora   15:00   dhe  deri   në  përfundim  të   ndeshjes,   të  marrin  masa    të  jenë  të  mbyllura.
Drejtoria Vendore e  Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë 30 Tetor lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!
 
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara