Partizani- Skënderbeu dhe duelet
mes dy “2S”-ve dhe strategëve

Partizani- Skënderbeu dhe duelet<br />mes dy “2S”-ve dhe strategëve
Sot do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 8 të kampionatit kombëtar të futbollit. Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Tiranë në orën 19:00 mes Partizanit dhe Skënderbeut. Përballë do të jenë dy ekipet më të mira të momentit në kampionat, me pikë të barabarta në krye të renditjes pas 7 javësh. Dy ekipet do të tentojnë që t’i shkaktojnë sonte njëra tjetrës humbjen e parë.

Dueli i sulmit
Sonte përballë nuk do të jetë vetëm një duel mes Partizanit dhe Skënderbeut, por edhe mes dy shkodranëve më të mirë të momentit që po komandojnë kampionatin për golat e shënuar, Sukaj dhe Salihi. “2S”-të kanë shënuar së bashku 11 gola në 7 ndeshjet e para.

Xhevahir Sukaj ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës 7 herë në 7 ndeshje, ndërsa Salihi 4 herë në 5 sfida të zhvilluara me Skënderbeun. Sukaj ka dëshmuar se është vendimtar për ekipin e Partizanit, pasi i ka dhënë pikët dhe kryesimin e kampionatit. Të dy lojtarët kanë dalë nga akademia e Vllaznisë edhe pse kanë luajtur shumë pak së bashkë, këtë edicion do të jenë në garë për ‘Këpucën e Artë’.

Strategët
Përveç Sukajt me Salihin do të ketë edhe një duel tjetër në bankinë mes dy strategëve, Starovës dhe Josës. Tekniku i Skënderbeut është padyshim më i miri i edicionit të fundit, pasi e dërgoi ekipin për herë të parë në një fazë grupesh në Europë pas 5 titujve kampion që fitoi, ndërsa po vazhdon me paraqitjen e mirë në kampionat.

Starova është trajneri i fundit që i ka dhënë titullin kampion për herë të fundit Partizanit shumë vite më parë dhe tashmë e ka vendosur këmbën në ‘gaz’ për të përsëritur historinë me një grup që premton.

Eksperienca e gjatë që kanë të dy në drejtim nuk iu fal gabimet në një ndeshje të tillë edhe pse do të ketë edhe 3 përballje të tjera në vazhdim. Dje me të kuqtë ka zhvilluar një takim edhe Presidenti Gaz Demi, ndërsa nuk ka munguar një i tillë edhe nga Takaj në Durrës. Presidentët kanë dhënë mbështetjen për ekipet e tyre para sfidës.

Ndeshjet e tjera
Në Pukë, Vllaznia do të presë sot Tiranën, por sfida nuk ka emocionet e dikurshme dhe pritshmëritë, pasi të dy ekipet ndodhen në krizë, bardheblutë për shkak të rezultateve, ndërsa Vllaznia financiare. Flamurtari mes shumë problemeve financiare pret Bylisin, Tërbuni udhëton në Kukës. Ndeshja tjetër Laçi-Teuta.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë